Kompania kineze “Sinohydro” dhe ajo austriake “Strabag” e morën përsipër ndërtimin e rrugës Gradsko-Prilep

Pas një ndërprerjeje të gjatë të punimeve dhe problemeve, ndërtimi i autostradës Gradsko-Prilep në rrugën Korridori 10d vazhdon. Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski dhe drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore Ejup Rustemi sot i inspektuan punimet e ndërtimit, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Faza e parë nga Gradsko deri në Drenovë është e gjatë 15.5 km dhe kap vlerën 24,7 milionë euro. Deri tani ndërtuar 35% janë dhe punët ndërtimore po i ndërmerr ndërmarrja austriake “Shtrabag”.

Lidhur me fazën e dytë, nga Drenova në grykën Farishka, punimet ndërtimore i ndërmerr ndërmarrja kineze “Sinohydro”. Përparimi i punëve të ndërtimit deri më tani është 35%, kurse  investimi është me vlerë 32 milionë euro.

“Që nga sot, aktivitetet ndërtimore për ndërtimin e kësaj autostradë po intensifikohen, problemet me kontraktuesit e vjetër për fazën e parë dhe të dytë janë tejkaluar, kontraktuesit e rinj janë zgjedhur dhe ne i sigurojmë qytetarët e Prilepit dhe Pellagonisë që për dy vjet nga sot ata do të qarkullojnë në ekspres rrugë moderne dhe të sigurt. Investimi i përgjithshëm është 64,5 milion euro”, tha ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski.

Ai shtoi se ata janë duke punuar aktivisht në përgatitjen e dokumentacionit dhe zgjerimin edhe me një korsi tjetër në të dy drejtimet në segmentin nga ura mbi lumin Lenishka deri në hyrje të Prilepit. Tenderi për këtë fazë duhet të shpallet deri në fund të vitit 2021.

Drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, Ejup Rustemi tha se në seksionin Gradsko – Drenovë janë planifikuar 5 viadukte/ura, 4 mbikalime, 4 nënkalime dhe dy kryqëzime në Gradsko dhe Rosoman. Ekspres rruga do të ketë nga dy korsi, secila e gjerë 3.5 metra, dy korsi ndalimi prej 2.5 metra secila dhe dy korsi skajesh, me një profil rrugor prej 12,4 metrash.

Drejtori i NP për rrugë shtetërore theksoi se brenda një kohe të shkurtë do të fillojë rehabilitimi i korsisë së tretë në qafën Pletvar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button