SHBA, 341 të vdekur me COVID-19 gjatë 24 orëve

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 609.877, prej të cilëve 341 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në 34.230.391, me 52.985 raste në 24 orët e fundit.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,88 milionë raste të konfirmuara dhe 64.163 të vdekur.

Në SHBA deri më tani mbi 186,8 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 161,8 milionë dozën e dytë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button