Filmi kosovar “Zgjoi” e Berta Bashollit fitues i “Sinedejs”

Filmi “Zgjoi” i regjisores kosovare Blerta Basholli është fitues i edicionit të 20-të të Festivalit të Filmit Evropian “Sinedejs”. Ai e ka fituar çmimin – fitues i seleksionimit zyrtar, njofton Portalb.mk.

‘Zgjoi’ është i frymëzuar nga historia e vërtetë e Fahrijes (interpretuar nga Yllka Gashi) nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për ta siguruar mbijetesën e familjes, në një ambient tradicionalisht patriarkal ku ambicia për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë.

Në rolin kryesor luan Yllka Gashi, ndërsa në rolet tjera luajnë Çun Lajçi, Kumrije Hoxha, Aurita Agushi, Kaona Sylejmani, Mal Noah Safçiu, Adriana Matoshi, Astri Kabashi, Molikë Maxhuni, Blerta Ismaili, Valire Haxhijaj Zeneli, Armend Smajli, Ilir Prapashtica, Xhejlane Terbunja, Shkelqim Islami etj; me producent Yll Ukën, drejtor fotografie Alex Bloom, montazher Enis Saraçi dhe Félix Sandri, dhe me bashkëproducentë Valon Bajgorën, Agon Ukën, Britta Rindelaub-in, Kristijan Burovski-n, Tomi Salkovski-n, dhe Paskal Semini-n.

“Zgjoi“ është bashkëprodhim filmik në mes të Kosovës, Zvicrës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Zyra Federale për Kulturë FOC dhe Cinéforom (Zvicërr), Agjencia e Filmit e Maqedonisë së Veriut dhe Qendra Kombëtare për Kinematografi (Shqipëri), prodhuar nga Ikonë Studio dhe Industria Film, me bashkëprodhim nga Alva Film Production, Black Cat Production, AlbaSky, Sëiss National TV, ndërsa të drejtat e shitjes globale i ka LevelK.

Çmimi i sivjetshëm “Sinedejs” për filmin më të mirë në seleksionimin e “SEE  programit” i është ndarë filmit “Paqe dhe harmoni” nga Nesimi Jetik.

Për ndarjen e çmimeve filmike të “Sinedejs” ka vendosur juria prej tre anëtarëve në përbërje: Sllavko Sobin – aktor, Zejnep Atakan – producentë dhe Marisela Roseti përgjegjëse për çmimin Luks.

Festivali i Filmit Evropian “Sinedejs” mbaron sot me promovimin e filmave të shkurtra të Maqedonisë së Veriut në Parkun e Qytetit, por edhe me programin filmik të dy eko-filmave, që do të mbahet në majën e Vodnos.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button