Aziri: Besoj se për disa ditë Ligji për nënshtetësi do të kalojë procedurat në komisionin parlamentar

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri, pas seancës së Kuvendit, ku u votua nevoja për miratimin e Ligjit për nënshtetësi, deklaroi se me këtë ligj do të zgjidhen të gjitha problemet me të cilat janë përballur qytetarët që nuk kanë pasur nënshtetësi për tre dekada. Aziri beson se ky ligj, për disa do të kalojë edhe procedurat në Komisionin për Çështje Evropiane, pas çka duhet të kthehet në seancë plenare në lexim të dytë, transmeton Portalb.mk.

“Sot në seancën e 47 është votuar nevoja për Ligjit për nënshtetësi, ligj i cili është i dakorduar mes koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa dhe Qeverisë. Konsideroj se me këtë ligj, do të zgjidhet një problem tre dekadësh që i tangon një numër të caktuar të qytetarëve. Ligji është me flamur evropian, rrjedhimisht besojmë se për disa ditë do të kalojnë edhe procedurat në Komisionin për Çështje Evropiane, pastaj do të votohet edhe leximi i dytë i ligjit përmes të cilit, kategoria e cila ka qenë e përjashtuar nga realizimi i të drejtave, do të mund të realizon të gjitha të drejtat sociale, ekonomike në këtë vend”, deklaroi Aziri.

Ai tha se me që ligji është me flamur evropian, nuk parasheh të ketë bllokada të reja për këtë ligj.

“Rregullorja e parlamentit është e qartë, debati është i kufizuar edhe në Komisionin për Çështje Evropiane edhe në seancën plenare. Konsideroj se rregullorja e parlamentit nuk jep asnjë mundësi që të bllokohet ligji, andaj shpresojmë se do të kemi konstruktivitet nga të gjithë përbërësit politike në Kuvend, për shkak se bisedohet për një ligj që mundëson jetë për një grup të caktuar të qytetarëve që e kanë pasur të pamundur që të realizojnë të drejtat e tyre”, tha ai.

Aziri po ashtu shtoi se, deputetët shqiptarë treguan unitet në lidhje me këtë ligj.

“Në këtë rast, do të dua t’i përgëzoj deputetët shqiptarë që treguan një unitet sa i takon këtij problemi, kësaj çështje. Njëkohësisht, të gjithë deputetët që patën sens dhe votuan pro nevojës të këtij ligji”, deklaroi deputeti Aziri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button