fbpx

Është kompletuar reprezentacioni “Esport” i Maqedonisë së Veriut për  kampionatin botëror të videolojërave

Reprezentacioni “Esport” i Maqedonisë së Veriut është kompletuar për pjesëmarrje në kampionatin botëror “Esport” në katër disiplina të lojërave “CS:GO, Dota2, PES21 dhe Tekken7”, njofton Portalb.mk.

Sezoni i gjashtë nga liga e parë “Esport” e Maqedonisë së Veriut është mbajtur në qershor dhe korrik të këtij viti. Liga shtetërore në “Esport”, nën titullin “Skopje Open”, u mbajt dhe ndihmua nga Qyteti i Shkupit. Federata “Esport” e RMV-së, në bashkëpunim me “Esports.mk”, e kanë organizuar kampionatin nacional “Esport” dhe kualifikimet për pjesëmarrje në kampionatin botëror, që këtë vit do të mbahet në Izrael.

Është luajtur në katër disiplina, në të cilat janë zgjedhur edhe fituesit:

DOTA2: Blade Esports

CS:GO: GOOD GAME

PES21: David Garevski

Tekken7: Stevan Gligorov

Vendin e parë e ka fituar ekipi BLADE Esports, i cili në finale e ka fituar CRYSIS me 2:0 me lojëra. Në këtë disiplinë kanë garuar tetë ekipe zyrtare nga RMV. Igor “Stojkov”, për momentin është ranguar në vendin e 48 sipas MMR në Evropë dhe ka dominuar gjatë të dy lojërave.

Në CS:GO, ekipi i Good Game ka arritur ta fitoj titullin duke e fituar ekipin nga Ohri ENTITY me 2:1 me lojëra. Bëhet fjalë për dy ekipe me përvojë në gara ndërkombëtare dhe ishte e qartë se gara mes tyre do të jetë e zjarrtë.

Vendin e parë në futbollin digjital PES21 sërish e fitoi David Garevski, i cili në finale u përball me Jakup Maksutin. Janë luajtur dy lojëra me rezultat 5:4 dhe 5:2 në dobi të Garevskit, duke i siguruar plasmanin në Izrael.

Në lojën Tekken 7 fitoi Stefan, ndaj garuesit “RFD-Spades” apo Simeon Dvojakov.

Federata “Esport” e RMV-së është formuar në vitin 2009 dhe është anëtare e Federatës Ndërkombëtare “Esport” dhe Konsorciumit Botëror për “Esport”. Deri më tani, pjesëmarrësit e RMVS-së kanë marrë pjesë në 11 kampionate botërore dhe tanimë në të gjashtin vit me radhë organizohet Liga Nacionale “Esport”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button