fbpx

Zaev: E pranojmë thelbin e rezolutës, por është e rëndësishme që të jetë në pajtueshmëri edhe me Kushtetutën

E pranojmë thelbin dhe strukturën e rezolutës, si dhe tekstin, pa ndryshuar asnjë pikë, asnjë presje. Por, kur kryeministri do të mbështesë dokument në kundërshtim me Kushtetutën, ajo flet për Qeverinë, ajo flet për shtetin, ajo flet për institucionet. Këtë sot e ka deklaruar kryeministri, Zoran Zaev në pyetjen e gazetarëve se a do ta mbështesë rezolutën e dorëzuar nga VMRO – DPMNE për linjat e kuqe nacionale, nëse në të nuk qëndron emri kushtetues i shtetit, transmeton Portalb.mk.

“Kemi treguar virtyt dhe e kemi tejkaluar vetën për gjithë botën, për Bullgarinë, kuptohet për të gjithë ne, nuk ka dilema në shtëpi për gjuhën dhe identitetin maqedonas. Kishte dilema për Mickoskin, dorëzuan rezolutë. Thelbi dhe struktura e gjithë rezolutës dhe tekstit e pranojmë pa ndryshuar asnjë presje, asnjë shkronjë. Kemi çfarë të shtojmë, do të doja të qëndronte Marrëveshja e Prespës, do të doja të qëndronte Marrëveshja për miqësi dhe bashkëpunim me Bullgarinë, pse jo”, tha Zaev.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dje deklaroi se, BDI do ta mbështesë rezolutën, nëse përdoret emri kushtetues i shtetit. Sipas tij, rezoluta në të cilën nuk ka emër kushtetues, nuk ka formë juridike. Ai tha se në lidhje me atë dokument është më e rëndësishme që të mos bëhet dëm dhe bëri thirrje për kujdes që kjo politikë të mos marrë dimension etnik dhe partiak, sepse siç tha, mund vetëm ta dobësojë pozicion tonë.

Rezoluta e VRMO – DPMNE –së për rrugën eurointegruese të vendit dhe linjat e kuqe nacionale është në rend dite në seancën e sotme plenare e cila po vazhdon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button