fbpx

Akuza paushall për “gjenocid” të fëmijëve të cilët do të vaksinohen, dhe atë me një përbërës të cilin vaksina e “Pfizer” nuk e ka!

 postimin që po e recenzojmë, është bërë një pretendim skandaloz se vaksinimi i fëmijëve kundër Kovid-19 është një “vrasje e planifikuar e fëmijëve në Maqedoni”, shkruan Vërtetëmatës.

“Paralajmëruan për mbi 1000 prindër të cilët do i regjistronin edhe fëmijët e tyre?! Oksidi i grafenit është shkaku kryesor i vdekjes, si përbërësi kryesor i Pfizer dhe Astra Zeneka, të cilin ata duan t’u japin fëmijëve tanë me urdhër nga lartë, dhe nxitës kryesorë Filipçen dhe mjekët e tjerë, së bashku me mediat që lehin 24/7. Ky është një urdhër për t’i vrarë fëmijët tanë! Gjenocid!”, thuhet në postim.

Megjithatë, në vend është njoftuar se fëmijët e moshës 12 deri në 16 vjeç do të vaksinohen vetëm me vaksinën e prodhuesit „Pfizer”, e cila pas studimeve dhe testimeve klinike të bëra është aprovuar për këtë grupmoshë nga Agjencia evropiane e barnave, EMA. Vaksina Astra Zeneka, për dallim me atë që pretendohet në postim, në Maqedoni nuk u jepet personave nën 60 vjeç dhe definitivisht nuk do u jepet fëmijëve. Vaksinimi i fëmijëve nuk është i detyrueshëm, ndërsa regjistrimin e bëjnë prindërit, sepse vaksinat „Pfizer” janë të paketuara në një shishkë nga e cila nxirren gjashtë doza dhe për të evituar hedhjen e dozave, pas hapjes ato duhet të përdoren brenda një periudhe të caktuar kohore.

Pretendimi në postim se oksidi i grafenit është përbërës kryesor i vaksinës „Pfizer” dhe se është shkaku kryesor i vdekjes është i pasaktë.

Përfaqësues i „Pfizer” për Associated Press tha se vaksina e tyre nuk përmban oksid të grafenit. Studimi me të cilin po bëhet tentativë për ta  „mbështetur “ pretendimin se në vaksinën e  „Pfizer” ka oksid të grafenit, nuk është shqyrtuar nga komuniteti mjekësor (nuk është peer-reviewed), dhe nuk ka mbështetjen e Universitetit Almeria në Spanjë.

Oksidi i grafenit nuk bën pjesë në listën e përbërësve të vaksinës kundër Kovid-19.

Keith Longley, menaxher për shkencë pranë „Pfizer”, për Associated Press tha se ky përbërës nuk ekziston në vaksinën e tyre. E njëjta gjë u konfirmua nga ekspertë të kimisë dhe mjekësisë, të cilët nuk kanë lidhje me kompaninë „Pfizer”.

Nuk është në listën e përbërësve dhe nuk ka asnjë mundësi që të jetë i pranishëm në vaksinë, tha Allen Myerson, profesor i inxhinierisë kimike në Institutin e Teknologjisë në Massachusetts.

Eksperti për vaksinat, Paul Offit në Spitalin e Fëmijëve në Filadelfia, ka thënë se ky pretendim ështe një marrëzi e pastër.

Dr. Amesh Adalja, specialist i sëmundjeve infektive nga „Johns Hopkins”, tha se ka pasur hulumtime për përdorimin e mundshëm të oksidit të grafenit në vaksinat e tjera, por që dozat nuk kanë qenë aq të mëdha sa të shkaktonin një efekt toksik.

Në postimin që po e recenzojmë, propozimit për vaksina i është bashkëngjiutr një link, por ai nuk i referohet aspak vaksinës „Pfizer” që do të aplikohet në Maqedoni për fëmijët e moshës 12 deri në 16 vjeç vetëm me pëlqimin e informuar të prindit!

Edhe revista „Forbes“  e cilëson si të pavërtetë pretendimin se në vaksinën e „Pfizer” ka oksid të grafenit.

Nga e gjithë kjo mund të vijmë në përfundimin se pretendimi se vaksinimi në vendin tonë paraqet një vrasje të planifikuar është i pavërtetë dhe se vaksina e „Pfizer“ nuk përmban oksid të grafenit.

Disklejmer Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button