Dita e NATO-s shënohet në Maqedoni

Në Maqedoni sot do të shënohet 4 prilli – Dita e NATO, me një manifestim nën patronatin e ministrit të mbrojtjes, Talat Xhaferri. 

Ky manifestim është pjesë edhe e projektit “Java e NATO-s – siguro të ardhmen”, të organizuar nga Këshilli Euroatlantik i Maqedonisë, qëllimi kryesor i së cilës është shënimi i Ditës së NATO-s, promovimi i historisë, vlerat dhe qëllimet e Aleancës, si dhe theksimi i rëndësisë së integrimeve euroatlantike për Republikën e Maqedonisë.

Dita e NATO-s është një ngjarje  e cila në mënyrë tradicionale shënohet në të gjitha vendet-anëtare të NATO-s si dhe në vendet -partnere. Në këtë ditë në vitin 1949 në Uashington, 12 vende e nënshkruan Marrëveshjen me të cilën është konstituuar Aleanca veriatlantike

Lajme të ngjashme

Back to top button