Buxhaku është propozuar ambasador në Kanada informojnë burime për mediat në RMV

Agron Buxhaku ambasador në Kanada dhe vazhdimi i angazhimit diplomatik të tre ambasadorëve të tjerë aktualë, njëri prej të cilëve në Uzbekistan, ndërsa i përkasin ambasadave që përfshijnë dy vende të tjera fqinje, janë pozicionet ose vendet që diskutohen aktualisht në procesin e plotësimit të përfaqësive diplomatike maqedonase në botë, informojnë burime të TV Nova, transmeton Portalb.mk.

Agron Buxhakut, i cili është kuadër i BDI-së, nëse zgjidhet në ambasadën kanadeze, kjo nuk do të jetë përvoja e tij e parë diplomatike, por vazhdim i përfaqësimit diplomatik të tij pas vitit 2015, kur e përfundoi të njëjtin që nisi në Paris në vitin 2009. Vitet pas 2015-tës ai ishte drejtor i Qendrës për Menaxhim me Kriza.

Maqedonia është pa ambasadorë në Shtetet e Bashkuara, në Bullgari, ku konsultimet, sipas ministrit të Jashtëm Bujar Osmani, ishin në proces për të gjetur zgjidhjen më të mirë.

Në pesë vende nga ana tjetër, ambasadorët janë në prag të largimit, por nuk mund të dërgohen pasi nuk thirret Komisioni për punë të jashtme në Kuvend, ku ata do të duhet të shpjegojnë pikëpamjet e tyre mbi misionin e ardhshëm diplomatik, tha Osmani.

“Pesë ambasada presin me të gjitha përgatitjet e përfunduara pasi nuk janë të ftuar 15 minuta në Kuvend të paraqesin tezat dhe pritjet e tyre dhe të nesërmen të dërgohen qoftë në Romë apo në qytete të tjera të rëndësishme në botë. Dhe këto janë ambasada të rëndësishme, të cilat qëndrojnë bosh”, tha dje ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani.

Ai theksoi se roli i Parlamentit nuk është detyrim ligjor, por më tepër vullneti politik i institucioneve për të dëgjuar mendimin e opozitës.

“Për fat të keq opozita vazhdon të jetë pengesë. Edhe pse kishim përparim me dy grupe ambasadorësh, tani pesë janë ende duke pritur”, theksoi shefi i diplomacisë.

Ministri i Punëve të Jashtme gjithashtu informoi se ka filluar zbatimi i strategjisë për përfshirjen e të gjitha vendeve në botë edhe me ambasadorë jo-rezidentë në ato vende ku vendi nuk ka ambasada.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button