Gjenden trupa të pajetë të dy burrave

Janë gjetur trupat e pajetë të dy burrave, edhe atë një njëri në fshatin Dolenci të Manastirit, ndërsa tjetri në Tetovë, njofton MPB-ja.

Nga policia thonë se dje rreth orës 14, një banor i fshatit Dolenci ka vërejtur një kufomë mashkulli, për  të cilën, pas hetimit të kryer është konstatuar se bëhet fjalë për 73-vjeçarin Zulal Nazifi nga Resnja, të cilin e kanë paraqitur si të humbur në datën 25 mars. 

Nga MPB-ja thonë se në një banesë në rrugën Iliria në Tetovë është gjetur trupi i pajetë i 63-vjeçarit Petre Koçoski. Trupi i pajetë është gjetur në fazë të shpërbërjes. 

Të dy trupat janë dërguar në Institutin për mjekësi ligjore për obduksion. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button