fbpx

Organizatat ekologjike maqedonase dhe shqiptare thirrje Komitetit të UNESCO-s

Shoqata qytetare ekologjike “Front 21/42” i dërgoi letër Komitetit për trashëgimi botërore, mbështetur nga 18 organizata maqedonase dhe 15 shqiptare, me thirrje për përfshirjen e rajonit të Ohrit në listën e trashëgimisë botërore në rrezik, transmeton Portalb.mk.

Tridhjetë e katër organizata shprehin shqetësim për situatën në rajonin e Ohrit, e cila, siç thonë ata, nuk është pasojë e luftës ose katastrofës natyrore, por shkaqet më të zakonshme të vlerave të shkatërruara dhe deklarimi i trashëgimisë botërore të rrezikuar janë rezultat i menaxhimit të trashëgimisë nga autoritetet lokale dhe qendrore të të dy vendeve.

“Fatkeqësisht, alarmi në vitin 2019 nuk i zgjoi qeveritë tona, dhe kohën shtesë, të cilën e morën nga Komiteti për trashëgimi botërore për të zbatuar rekomandimet dhe masat e nevojshme e shfrytëzuan për planet e reja të urbanizimit, përfitimet për ndërtesat e paligjshme, menaxhimi i vazhdueshëm joefikas dhe mbrojtje joefikase ligjore, shkeljet e ligjeve ekzistuese, hapat drejt realizimit të planeve për Korridorin 8 pa ndonjë analizë të rrugëve alternative, vendime boshe dhe thjesht formale që duket se zbatojnë rekomandimet, por në të vërtetë lejojnë vazhdimin e shkatërrimi dhe kështu me radhë”, thuhet mes tjerash në apelin drejtuar Komitetit.

Ajo që në mënyrë të veçantë i shqetëson nënshkruesit e letrës është vazhdimi i proceseve të urbanizimit edhe pas paralajmërimit shumë serioz të Misionit nga janari 2020 se “modifikimet e vazhdueshme dhe të planifikuara po çojnë situatën me shpejtësi tashmë të prekshëm në një pikë pa kthim“.

“Të gjitha planet urbane të iniciuara pas misionit në vitin 2020 dhe të gjitha aktivitetet e pazbatuara dhe të nevojshme (të tilla si vlerësimi i ndikimit në mjedis i ndërtesave të paligjshme dhe prishja e ndërtesave me ndikim negativ) tregojnë pa dyshim se autoritetet tona lokale dhe qendrore vazhdojnë në të njëjtën rrugë që udhëhoqi trashëgiminë botërore në gjendjen e tij aktuale të dobët, plotësisht të vetëdijshëm se është një rrugë që çon në humbjen e mundshme të pakthyeshme të pasurisë së paçmuar që i përket të gjithë botës dhe të gjitha brezave të ardhshëm”, thuhet në qëndrimin e Front 21/42.

Apeli, me të cilin kërkohet përfshirja e rajonit të Ohrit në Listën e trashëgimisë botërore në rrezik dhe dënimin e shkatërrimit të vetëdijshëm të vlerave të saj nga institucionet, u nënshkrua nga organizatat e mëposhtme maqedonase: Fronti 21/42, Ohri SOS, Fakulteti e për shkencat e pylltarisë, arkitekturës së peizazhit dhe eko-inxhinierisë, Instituti për studime të komunikimit, Gazetarë për të drejtat e njeriut, Iniciativa O2, Go Green Shkup, E dua Vodnon, ART POINT – Gumno, Organizata e konsumatorëve Koçan, ED Villa Zora, Rrjeti i ujit të ballkanit, Heroi i fshehur në çdo fëmijë, Eko-Jeta Kavadar, Koalicioni rural, Planetum – Strumicë, Green.org Kocan, Zdrava Kotlina-Strumicë dhe Dobra Zemja – kooperativë për ushqim organik.

Nga Shqipëria thirrja u nënshkrua nga: Albanian Centre for Environmental Governance – A.C.E.G, Eco Albania, UJA Center, Albanian Ornithological Society (AOS), The Resource Environmental Center Albania, Organizata ILIRIA, Tirana, Protection and Preservation of Natural Environment in Albania (PPNEA), Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror – Vlorë, „Friends of Korça“ Association, Albanian Network for Rural Development – ANRD, Qendra e Informacionit Aarhus Shkodër, Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri – INCA, Observator, Tirana, Cesvi, Vjosa Explorer.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button