fbpx

RMV, filloi gjyqi për rastin Dhoma Publike

Në Gjykatën Penale në Shkup mëngjesin e sotëm filloi gjyqi për rastin Dhoma Publike, ndërsa dy të akuzuarit Darko Kostovski dhe Mihail Panevski u sollën nga paraburgimi në Shutka, transmeton Portalb.mk.

Krijuesi dhe administratori i grupit të parë “Dhoma Publike” në aplikacionin “Telegram” akuzohen dhe ndiqen penalisht për veprën penale prodhim dhe shpërndarje të pornografisë së fëmijëve. Avokatët e të akuzuarve ankohen se nuk kishin qasje në provat e prokurorisë që të mund të kryejnë ekspertizë forenzike kompjuterike dhe kërkojnë shtyrjen për të përgatitur mbrojtje të duhur.

“Në periudhën prej 19.12.2019 deri më 28.01.2020, dy të akuzuarit, si themelues dhe moderator i grupit ‘Dhoma Publike’ në rrjetin social Telegram, ishin të detyruar të kujdeseshin për përmbajtjen me shkrim dhe audio-vizuale që shpërndahen nga anëtarët e grupit. Por ata qëllimisht e lejuan grupin të vinte në dispozicion përmbajtje – material audioviziv që tregon veprime të dukshme seksuale me fëmijë”, njoftoi prokuroria kur ngriti akuzën.

Pasi grupi i parë në rrjetin Telegram u mbyll, u formua një grup tjetër me të njëjtin emër, në të cilin shpërndaheshin përsëri të dhëna personale të vajzave, fotografitë e tyre, si dhe numra telefoni publik të avokateve, aktivisteve dhe grave të tjera. Ky hetim është ende duke vazhduar.

Për shkak të këtij rasti dhe procedurës inerte të organeve kompetente hetimore që nuk mund të zbulonin ata që keqpërdorin të dhënat personale dhe kushtet, veçanërisht të vajzave dhe grave, u mbajtën disa protesta nga organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button