Janë dorëzuar 11 projekt-propozime për themelimin e laboratorëve të prodhimit përmes “FAB LABS-Të rinjtë krijojnë”

Gjithsej 11 projekt-aplikime u dorëzuan në thirrjen publike “Sfida për krijimin e laboratorëve të prodhimit FAB LABS – Të rinjtë krijojnë”, zbatuar nga Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, transmeton Portalb.mk.

Nga të paraqiturit, tetë projekt propozime janë dorëzuar nga institucionet e arsimit të lartë. Nëntë nga laboratorët e propozuar të prodhimit janë në Shkup, ndërsa dy të tjerët janë planifikuar të vendosen në qytete të tjera.

“Realizimi i kësaj Sfide ka një rëndësi të madhe pasi Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik për herë të parë investon në zhvillimin e infrastrukturës së inovacionit dhe qasjen në teknologjitë moderne për nxënësit e shkollave të mesme dhe të rinjtë. Aplikacionet e marra për projekte tregojnë tendencë të qartë të rrjetëzimit midis kompanive inovative dhe institucioneve të arsimit të lartë, si dhe përfshirjen aktive të sektorit civil, i cili çon në krijimin e një sistemi me katër spirale”, tha Kosta Petrov, drejtor i Fondit për Inovacioni dhe Zhvillimi Teknologjik.

Buxheti i përgjithshëm është 9.000.000 denarë, nga të cilat 90 përqind sigurohet nga Fondi, në shumë maksimale prej 4,5 milion denarë për propozim-projekt, ndërsa 10 përqindshi i mbetur duhet të sigurohet nga aplikanti. Kohëzgjatja e projektit është deri në 12 muaj.

Projekt-aplikimet e pranuara përfshijnë bashkëpunime me sektorin privat dhe shoqatat profesionale, institucionet publike dhe institucione të tjera arsimore, si dhe bashkëpunime me partnerë ndërkombëtarë. Disa nga aplikantët gjithashtu siguruan bashkëfinancim nga investitorë privatë.

Për projekt-alikimet pason një kontroll administrativ, pas së cilës ata që plotësojnë kriteret e pranueshmërisë do të vlerësohen nga një Komision që do të përfshijë përfaqësues të komunitetit akademik, sektorit të biznesit dhe shoqërisë civile.

Në laboratorët e prodhimit “FAB LABS”, është parashikuar që të rinjtë nga 15 deri në 29 vjeç t’ju mundësohet qasje falas në teknologjitë moderne siç janë printerët 3D dhe makinat lazer, me të cilat ata do të mund të materializojnë idetë e tyre inovative. Përveç kësaj, do t’u sigurohet edhe mbështetje mentorimi, hapësirë ​​dhe kushte teknike për konstitutimin e një prototipi ose prodhim të vogël të një zgjidhjeje inovative, të cilën ata mund ta provojnë në një mjedis laboratorik, industrial ose tregu.

Dy laboratorët që do të krijohen në fillim të vitit të ardhshëm shkollor/akademik do të jenë projekte pilot. Bazuar në këtë përvojë, në periudhën e ardhshme FIZhT planifikon të krijojë mekanizëm për krijimin dhe mbështetjen e këtij lloji laboratorësh dhe sigurimin e qëndrueshmërisë së tyre.

Sfida ishte e hapur nga 17 maji deri më 20 korrik 2021.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button