Mbi 30 njerëz të vdekur nga përmbytjet në Kinë

Përmbytjet e mëdha në provincën Henan të Kinës qendrore kanë prekur 3 milionë njerëz dhe kanë lënë së paktu 33 të vdekur, thanë autoritetet lokale të enjten.

Sipas tyre, reshjet e rrëmbyeshme kanë derdhur shiun e një viti brenda tre ditësh në qytetin Zhengzhou, transmeton REL.

Përmbytjet kanë shkaktuar valë të mëdha uji nëpër rrugë, tunele dhe sistem të metrosë.

Shirat janë duke vazhduar edhe sot, duke i penguar operacionet e shpëtimit dhe pastrimit.

Pamjet nga Zhengzhou kanë treguar njerëz të bllokuar brenda trenave të metrosë, me ujë deri në qafë.

Qindra prej tyre janë nxjerrë të gjallë nga ekipet e shpëtimit.

Kjo është një periudhë e zakonshme me shi në Kinë dhe përmbytjet ndodhin çdo vit.

Por, shkencëtarët kinezë thonë se ngrohja globale e ka bërë situatën më të rrezikshme dhe paralajmërojnë se moti ekstrem mund të bëhet më i shpeshtë në të ardhmen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button