RMV, mbledhësit joformalë të mbeturinave: Çdo ditë bëjnë përzgjedhje të mbeturinave, ndërsa komuniteti i refuzon

Prej 3.000 deri në 5.000 njerëz në vend fitojnë për jetesën e tyre nga përzgjedhja e mbetjeve komunale në kontejnerë nëpër qytete. Për shkak të nivelit të ulët të ndërgjegjësimit të qytetarëve, përzgjedhja primare e mbeturinave nuk bëhet në vetë ekonomitë familjare, qeset plastike plot me mbeturina i hedhim në kontejnerë, që më pas mbledhësit jozyrtarë të mbeturinave të kalojnë dhe ta ndajnë letrën, plastikën, metalin, kanaçe nga mbeturinat e përziera komunale, të hedhura në kontejnerë. Për më tepër 90 për qind të përzgjedhjes së mbeturinave plastike në vend e bëjnë këta njerëz, transmeton Portalb.mk.

Pavarësisht se kryejnë një rol të rëndësishëm shoqëror në mbrojtjen e mjedisit, mbledhësit joformalë të mbeturinave në vend refuzohen nga i gjithë komuniteti. Të ardhurat nga klasifikimi i mbetjeve ndryshojnë vazhdimisht varësisht nga çmimet e materialeve të mbetjeve në bursë dhe periudhën kohore të vitit, punojnë pa u regjistruar, pa sigurim shëndetësor dhe pensional dhe janë subjekt i shantazheve nga disa blerës të mbeturinave, ndërsa për të siguruar jetesën, në punën e tyre i përfshijnë edhe fëmijët e tyre të mitur.

Foto:Meta

Borçe Kuzmanovski, koordinator i programit në Shoqatën për zhvillim të qëndrueshëm dhe mbrojtje të mjedisit jetësor “Go Green”, për “Meta.mk“, thonë se mbledhësit jozyrtarë të mbeturinave përballen me pasiguri ditore se sa mbeturinat të përzgjedhura do të mbledhin. Ata duhet të orientohen në përzgjedhjen ndonjë lloji tjetër të mbeturinave që të përmbushin sasinë ditore të mbeturinave të mbledhura, shitja e të cilave në qendrat e riciklimit u siguron atyre mjete për jetesë.

“Nëse përzgjidhja e mbeturinave nuk bëhet në vendin ku krijohen, mbeturinat do përfundojnë në kontejnerët për mbetjet komunale, të cilat shpesh përzihen me mbetje të rrezikshme dhe atëherë duke ditur që në vendin tonë nuk ka zgjedhje dytësore do të përfundojë në ndonjë deponi. Nga mbeturinat materiale të depozituara, krijohet një substancë toksike që shkon në ujërat nëntokësore, që i ndot ndjeshëm ujërat nëntokësore dhe ndikon drejtpërdrejt në shëndetin e qytetarëve që jetojnë në zonat përreth,” tha Borçe Kuzmanovski.

Pikërisht për këtë shkak, Shoqata “Go Green” nga korriku deri në dhjetor të vitit të kaluar e realizoi iniciativën “përzgjidhi”, me të cilën në 50 ndërtesa kolektive në Shkup vendosën kontejnerë për përzgjedhjen e mbeturinave. Gjatë kësaj periudhe u mblodhën, 2.500 kilogramë plastikë dhe 4.500 copë letër nga 1.750 familje, të cilat në vend që të përfundonin në ndonjë deponi, u përfshinë në procesin e riciklimit. Dhe më e rëndësishmja, mbledhësit joformalë të mbeturinave ishin të përfshirë në transportimin e mbetjeve të zgjedhura, për çka ata morën fonde për angazhimin e përditshëm.

Foto:Meta

Ky pilot-projekt në Shkup është vetëm një hyrje për iniciativën e radhës nga Shoqata për zhvillim ekonomik të Romëve “REDI”, që do të fillojë në shtator të këtij viti. Ata themeluan një ndërmarrje shoqërore, e cila mori licencë për të transportuar dhe mbledhur mbeturina të parrezikshme. Është zhvilluar një model biznesi, i cili do të mundësojë punësimin zyrtar të pesë mbledhësve të mbeturinave në fazën e parë, por edhe vetë-qëndrueshmërinë e projektit.

“Fillimisht, u nisëm me idenë për të zgjidhur problemin me mbledhësit joformalë, gjegjësisht të bëhen mbledhës zyrtarë. Sidoqoftë, ne zgjidhim një sërë problemesh të tjera, është mbrojtja e mjedisit jetësor, zhvillimi i vetëdijes së qytetarëve lidhur me përzgjedhjen primare, si dhe rëndësia e gjithë asaj përzgjedhjeje dhe ripërdorimi të lëndëve të para sekondare”, thotë Asib Zekir për “Meta. Mk”. menaxher i ndërmarrjes sociale “REDI Recycling “.

Ai shton se në fazën e parë të projektit do të përfshihen 400 ndërtesa kolektive në Shkup, të cilat do të jenë në gjendje të tregojnë interes për të marrë pjesë në projekt përmes një thirrjeje publike të shpallur nga “REDI” në fund të verës. Banorët të cilët janë të interesuar të përfshihen do të marrin kosha për klasifikimin e mbeturinave në objekt, ndërsa mbledhësit do të kalojnë me biçikleta elektrike që rregullisht t’i zbrazin materialet e përzgjedhura.

Në fazën e parë, me projektin “REDI Recycling” do të mblidheshin rreth 250 tonë mbeturina të përzgjedhura në vit. Në fazën tjetër të kësaj iniciative, mbeturinat e grumbulluara do të ndarja dhe trajtohen, kurse në fazën e tretë, ndërmarrja sociale po konsideron që të bëjë vetë riciklimin, gjegjësisht përpunimin e materialit të përzgjedhur. Numri i njerëzve të përfshirë në projekt duhet të rritet gradualisht dhe “REDI” kërkon bashkëpunim nga qytetarët e Shkupit, si dhe nga autoritetet komunale.

Asib Zekir thotë se ata duhet të kenë takime me autoritetet komunale të Karposhit dhe Aerodromit, ku do të kërkojnë nga kryetarët e komunave të sigurojnë vend të përshtatshëm për ruajtjen e treciklave elektrikë, ku ata gjithashtu do të mund t’i mbushnin këto mjete transporti me energji elektrike. Gjithashtu, ata do të kërkonin nga komunat hapësirë, gjegjësisht vend ku lëndët e para sekondare të grumbulluara do të ruheshin përkohësisht, e të cilat do të transportohen te ricikluesi një herë në javë me një automjet më të madh.

Sipas menaxherit të “REDI Recycling“, problemi më i madh për mbledhësit joformalë të mbeturinave për momentin është përfshirja e fëmijëve në procesin e përzgjedhjes së mbeturinave komunale. Për shkak të mungesës në shkollë, fëmijët lënë pas dore procesin arsimor dhe kjo do të çonte në të ardhmen, këta të rinj të bashkohen në përzgjedhjen joformale për të fituar për jetesë.

“Po mendojmë të hapnim një konsorcium të OJQ-ve, që punojnë në zona të ndryshme, por do të ishim të gatshëm t’i mbështesim këta mbledhës joformalë në të gjitha fushat. Për shembull, nëse fëmija përballet me një sërë problemesh në arsim, atëherë duhet të ketë organizata që mund ta zgjidhin atë “, shpjegon Asib Zekir.

Problemi i dytë i madh për mbledhësit joformalë të mbeturinave është e ardhmja e pasigurt ekzistenciale kur këta njerëz të plaken. Meqenëse nuk kanë stazh zyrtar të punës, nuk do të kenë të drejtë as për pension.

Foto:Meta

“Problemi është se ata në fakt mund të fitojnë para sot, por nuk është e sigurt nesër. Nëse e sigurojmë disi atë, të ardhurat e tyre, ky është një problem tjetër që duhet të zgjidhet. Ata nuk do të kenë nevojë të përfshijnë fëmijët e tyre për të arritur sasinë dhe do të ishin të vetë-qëndrueshëm, por edhe të sigurt për sa i përket të ardhmes së tyre dhe të tashmes në të cilën jetojnë”, thekson Zekir.

Ai shton se problemi i tretë kritik i këtyre njerëzve është diskriminimi i përditshëm me të cilin përballen. Mbledhësit joformalë të mbeturinave janë grup i margjinalizuar, i cili vazhdimisht në kontakt me institucionet dhe qytetarët e tjerë ndihet më pak i vlefshëm se sa qytetarët e tjerë.

“Mendoj se ngritja e identitetit dhe dinjitetit është segment shumë i rëndësishëm në të gjithë iniciativën, në mënyrë që ata njerëz të kenë integrim më të mirë në të gjithë shoqërinë. Njerëzit duhet të kenë një qëndrim të ngjashëm, pothuajse të njëjtë me ta, por edhe ata me të tjerët”, tha menaxheri i “REDI Recycling”.

Kjo ndërmarrje shoqërore, në bashkëpunim me Shoqatën “Go Green”, u bën apel qytetarëve që t’i mbështesin në projektin për zgjedhjen e mbeturinave dhe zyrtarizimin e përzgjedhësve të mbeturinave në komunitetin tonë. Sapo të shpallet thirrja publike për regjistrimin e ndërtesave të banimit, qytetarët duhet të raportojnë hyrjet e tyre të ndërtesat në masë dhe të fillojnë përzgjedhjen primare të mbeturinave që ata i krijojnë vetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button