fbpx

Ligji për nënshtetësi do të hyjë nesër në procedurë parlamentare

Ligji për nënshtetësi do të hyj nesër në procedure parlamentare me flamur evropian. Sipas propozuesve, çdo kontestim i këtij ligji është nga motive nacionaliste. Deputetët e “Të majtës” janë të bindur se Ligji për nënshtetësi nuk është në pajtueshmëri me rregulativën evropiane dhe për këtë sot kanë dorëzuar propozim ligj në Kuvend për të gjithë të ciët marrin pjesë në “keqpërdorim të flamurit evropian”, transmeton Portalb.mk.

Lideri i “Të majtës”, Dimitar Apasiev paralajmëroi edhe padi penale për kryeparlamentarin, Xhaferi ministrin e Punëve të Brendshme, Spasovki dhe dy këshilltare që kanë nënshkruar se ligji është në pajtueshmëri me rregullativën evropiane.

Ligjin e nënshtesësisë do ta mbështesin partitë në pushtet, ndërsa deputetët e VMRO – DPMNE-së ende nuk janë deklaruar nëse ky propozim për to është i pranueshëm.

Në bazë të këtij ligji, të gjithë qytetarët e ish Jugosllavisë të cilët deri në pavarësinë e Maqedonisë së Veriut kanë jetuar në territorin e vendit do të mund të marrin nënshtetësi në afat prej tre vitesh, ndërsa si dëshmi do të dorëzojnë të paktën një dokument.

Qeveria i vendosi flamurin evropian propozim ligjit për nënshtetësi, pas bllokadave të opozitës maqedonase.

Që nga fillimi, propozim për nënshtetësi ka hasur në pengesa të ndryshme në Kuvend. Versioni i parë i këtij propozim ligji të dorëzuar nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, u kontestua nga Qeveria për shkak se, në të parashihej që nënshtetësia të merrej, mes kushteve të tjera, me dëshminë e tre personave. Ky versioni ishte bllokuar në komisionin amë me qindra amendamente të dorëzuara nga VMRO – DPMNE dhe “E majta”. Pas kësaj edhe grupi parlamentar i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativën me mbi 32,000 amendamente bllokuan 20 ligje, mes të cilëve edhe vendimin për vazhdimin e gjendjes së krizës me rreth 400 amendamente, si kushtëzim për mbështetjen e Ligjit për Shtetësinë. Kjo solli në bllokim të punës së Kuvendit. Pas krijimit të kësaj situate, kryeministri Zoran Zaev dhe opozita shqiptare zhvilluan disa takime për të biseduar në lidhje me ligjin për nënshtetësi, të cilat rezultuan me marrëveshje, e cila parashihte që të opozita shqiptare të dorëzojë amendamente shtesë për përmirësim të ligjit.

Megjithatë, edhe pas marrëveshjes së arritur mes opozitës shqiptare dhe Qeverisë, ligji ka vazhduar të has në pengesa në Komisionin për Mbrojtje dhe Siguri, ku opozita maqedonase përmes diskutimeve procedurale të zgjatura dhe akuzave, ka pamundësuar debatin mbi amendamenteve të ASH – AAA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button