Netflix do të hyjë në botën e video-lojërave

Prej kohësh kanë qarkulluar spekulime se Netflix do të shtrinte aktivitetin në video-lojëra dhe tashmë një raport i fundit hedh më shumë dritë mbi planet e kompanisë për viin 2022.

Një raport i ri nga Bloomberg thotë se Netflix ka afruar një ish-ekzekutiv të Electronic Arts dhe Facebook për të udhëhequr përpjekjen e kompanisë.

Mike Verdu do t’i bashkohet Netflix si zëvendës-president i zhvillimit të lojërave. Ideja është që të ofrohen video-lojëra në platformën streaming të Netflix duke filluar nga viti i ardhshëm, transmeton Koha.net.

Lojërat do të shfaqen ngjashëm me zhanrin e ri të programimit siç veproi me dokumentarët dhe shfaqjet e veçanta. Për këtë shërbim të ri Netflix nuk ka planifikuar të rrisë koston e abonimit.

Në muajt në vijim Netflix do të ndërtojë ekipin e vet gaming dhe tashmë ka nisur reklamimin e pozicioneve vakante të punës në këtë departament.

Video-lojërat janë një tjetër shans i Netflix për të joshur konsumatorë të rinj, por njëkohësisht të ofrojë diçka që konkurrentët e drejtpërdrejtë aktualisht e bëjnë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button