fbpx

Kosovë, 5 të infektuar nga COVID-19 brenda 24 orëve

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit asnjë person i infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) nuk ka vdekur, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus të mbetet në 2.265, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 5 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 107.926.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratoret private janë testuar gjithsej 358 mostra të dyshuara për COVID-19, ndërsa nga shpërthimi i pandemisë deri më tani janë testuar 705.582 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 8 pacientë të rinj. Numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 105.557, ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 104.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button