RMV, Antikorrupsioni miratoi propozim për masa për kundërvajtje për disa ish funksionar për mos dorëzim të listës anketuese

Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit në seancën e sotme formoi procedurë për shqyrtimin e gjendjes pronësore të një ish ministri, për shkak të vërtetimin të rritjes së pronës në mënyrë jo proporcionale. Gjithashtu, janë votuar propozime deri Komisioni për shkelje në KSHPK për masa për kundërvajtje për disa ish funksionar dhe funksionar aktual, për shkak të shkeljes së obligimit për dorëzim të listës anketuese për vërtetim të gjendjes së pronës, transmeton Portalb.mk.

Këto lëndë janë formuar në bazë të planit vjetor për verifikim të gjendjes së pronës nga viti 2019 dhe 2020.

Propozim për denoncim për kundërvajtje Antikorrupsioni sot votoi kundër një ish u.d. drejtoreshë në shtëpinë shëndetësore, mandati i së cilës ka përfunduar më 15 nëntor të vitit 2019 dhe e njëjta nuk ka dorëzuar listë anketuese për gjendjen e pronës. Janë votuar propozime për denoncime për kundërvajtje kundër u.d drejtor aktual në këtë shtëpi të shëndetit, sepse ai në dy mandate nuk ka dorëzuar lista anketuese, as gjatë kohës së përfundimit, as për zgjedhje në funksion.

Në seancën e sotme është konstatuar se edhe ish u.d drejtoreshë edhe u.d aktual drejtor kanë kryer shkelje të nenit 82 nga Ligji për parandalim të korrupsionit.

Antikorrupsioni ka votuar edhe propozim deri te Komisionit për shkelje kundër ushtruesit të detyrës kryetar i Gjykatës Kushtetuese për shkak të mungesës së listës anketuese me përfundimin e funksionit, ndërsa lënda për këtë rast mbetet e hapur.

Është votuar edhe propozimi denoncim për kundërvajtje kundër ish kryetares së Gjykatës së Apelit në Manastir, e cila është shkarkuar më 22 qershor të vitit të kaluar, ndërsa nuk ka dorëzuar listë anketuese për përfundim të funksionit.

Edhe për ish kryetarin e Gjykatës së Apelit në Gostivar është votuar propozim për denoncim për kundërvajtje për shkak të mosdorëzimit të listës anketuese për emërim në funksion.

Për zëvendëskryetar të Antikorrupsionit është zgjedhur Goran Trpenovski. Funksioni i tij do të hyj në fuqi më 12 gusht të këtij viti. Zgjedhja e zëvendëskryetarit të Antikorrupsionit, sipas rregullores ndërrohet çdo gjashtë muaj sipas renditjes së alfabetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button