Në filmin vizatimor prej para 30 vitesh nuk flitet për pandeminë me Kovid-19

Në filmin vizatimor të viteve 1990 për të cilin bëhet fjalë në këtë postim në Facebook, as që flitet, e as që është e mundur që ai t’i referohet pandemisë globale me koronavirusin, që ndodhi tridhjetë vite më vonë. Në videomaterialin nga filmi vizatimor nuk ka kurrfarë karakteristikash specifike për pandeminë me Kovid-19, por në rrëfimin e tij përmendet influenca dhe mbyllja e të gjitha shkollave lokale, siç ndodh rëndom me të gjitha epidemitë e sëmundjeve infektive që përhapen nëpërmjet të rrugëve respiratore. Ky film vizatimor është keqpërdorur për ta minuar procesin e vaksinimit dhe për të krijuar një teori kospiracioni rreth forcave të errëta përgjegjëse për barnat dhe vaksinat, që paraqesin perceptime plotësisht të pabazuara në realitet, shkruan Vërtetëmatësi.

Po recenzojmë një postim në Facebook në të cilin thuhet se videomateriali nga një film vizatimor që i është bashkëngjitur postimit, në fakt paraqet në parashikim të të ardhmes, gjegjësisht të pandemisë me Kovid-19.

Bëhet fjalë për filmin japonez Sailor Moon, оrigjinali nga viti 1992. Në videomaterial pretendohet se Kovid-19 është parashikuar në një film vizatimor nga vitet 1990, gjegjësisht se filmi vizatimor i referohet pandemisë me Kovid-19, vetëm sepse në skenarin e filmit vizatimor ka elemente narrative (tërësisht fiktive) ku pretendohet se forcat e errëta duan të vazhdojnë t’i japin popullatës barna dhe vaksina.

Në filmin vizatimor as që flitet, e as që është e mundur të flitet për pandeminë e koronavirusit, por në rrëfimin e tij përmendet gripi. Në rrëfimin e filmit vizatimor përmendet mbyllja e të  gjitha shkollave lokale, siç ndodh rëndom me të gjitha epidemitë e sëmundjeve infektive që përhapen nëpërmjet të rrugëve respiratore. Gjithashtu thuhet se nuk ka shërim, por në rastin e pandemisë së Kovid-19 ka vaksina që mbrojnë nga format e rënda të Kovidit dhe nga vdekja.

Në videomaterialin që po e recenzojmë shkohet edhe një hap më tej dhe thuhet se  vaksinat dhe barnat administrohen nga disa forca të errëta. Paradoks i madh! Edhe thuhet se nuk ka shërim, edhe thuhet se mjeti i vetëm për të mposhtur Kovid-19 dhe për të krijuar imunitet kolektiv është një produkt i forcave të errëta, gjë që është kontradiktore.

Kovid-9 është një sëmundje infektive të cilën e shkakton një koronavirus që u zbulua para një viti e gjysmë dhe i cili në asnjë mënyrë nuk mund të jetë parashikuar në vitet 1990, ashtu siç insinuohet në filmin vizatimor.

Nga transmetimi i filmit vizatimor e deri në fillimin e pandemisë me koronavirusin në botë ka pasur edhe  pandemi të tjera të shkaktuara nga viruse respiratorë. 

Kështu që, në filmin vizatimor të viteve 1990 as që flitet e as që është e mundur të flitet për pandeminë globale me koronavirusin e cila ndodhi tridhjetë vite më vonë. Në videomaterialin nga filmi vizatimor nuk ka kurrfarë karakteristikash specifike për pandeminë me Kovid-19, por është keqpërdorur për ta minuar procesin e vaksinimit dhe për të krijuar një teori konspiracioni rreth forcave të errëta përgjegjëse për barnat dhe vaksinat, që paraqesin perceptime plotësisht të pabazuara në realitet.

Disklejmer Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button