Sh.f. ’26 Korriku’ pret MASH-in dhe Komunën të nisin ndërtimet

Gur themeli i 12 klasave të reja në shkollën fillore ’26 Korriku’ në lagjen Shuto Orizarë të Shkupit, sipas të gjitha gjasave do të vihet javën e ardhshme.

Kështu të paktën i kanë premtuar autoritetet udhëheqësit të kësaj shkolle Halit Sejidu.

‘Në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, na kanë thënë se janë lëshuar mjetet kapar për të filluar punimet, ndërsa presim leje nga Komuna e Shuto Orizarës, për të cilën na kanë premtuar se do të na japin javën që vjen, dhe më pas shpresojmë menjëherë të fillojmë me punimet’ tha Sejdiu.

Ndryshe, gur themeli i objektin shtesë të kësaj shkolle i cili ka për qëllim zbutjen e gjendjes aktuale ku vijojnë mësimin në katër ndrime shkollore është dashur të vihet në muajin shkurt, me qëllim që objekti të jetë gati në shtator.

Dy javë më parë Safet Neziri, zëvendës ministër i arsimit, premtoi se në pyetje janë momentet për të filluar punimet, por në teren akoma nuk duket asgjë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button