Shkaku i vaksinimit masovik është arritja e imunitetit kolektiv

Pretendimi i bërë në postimin ku thuhet se arsyeja pse të pavaksinuarit duhet të imunizohen është që të mos infektojnë të vaksinuarit, nuk është i vërtetë. Thirrjet drejtuar personave të pavaksinuar për tu vaksinuar bëhen edhe për të mirën e tyre, si dhe për arritjen e imunitetit kolektiv, i cili do të ndalojë përhapjen e virusit nga një person tek tjetri. Nëse një pjesë e madhe e popullsisë do jetë imune ndaj sëmundjes, atëherë do ndalohet përhapja e saj, dhe kjo është arsyeja se pse bëhet thirrje që të vaksinohet numër sa më i madh i qytetarëve, shkruan Vërtetëmatësi.

Po recenzojmë një postim në Facebook, i cili manipulon me procesin e vaksinimit, gjegjësisht me thelbin e vaksinimit.

Mendohuni mirë për këtë dhe shkoni të vaksinoheni si dele. Nga çfarë ju mbron vaksina?, shkruan autori i postimit dhe ndan një foto në të cilën thuhet:

Çmenduri! Të vaksinohen të pavaksinuarit që të mos i infektojnë ata që tashmë janë vaksinuar.

Askush nuk ka thënë se arsyeja se përse duhet të imunizohen të pavaksinuarit është që të mos i infektojnë të vaksinuarit. Kjo është një gënjeshtër dhe spin.

Të vaksinuarit edhe sikur të infektohen me Kovid-19 nuk do të kenë një pasqyrë të rëndë klinike. Ata shumë rrallë përjetojnë komplikime të rënda nga Kovidi dhe madje edhe më rrallë vdesin për shkak të këtyre komplikimeve të sëmundjes. Të gjitha vaksinat mbrojnë nga format e rënda të sëmundjes dhe nga vdekja. Ndërsa vaksinimi masovik është i nevojshëm që të arrihet një përqindje e të imunizuarve në një vend, me çka do fitohet imunitet kolektiv. Koronavirusi, siç sqarojnë një numër i madh i ekspertëve mjekësorë, mund të transmetohet nga një person tek një tjetër tek të pavaksinuarit, gjë që do mundësojë mutacion të virusit. Mënyra e vetme për ta parandaluar një gjë të tillë  është vaksinimi i sa më shumë qytetarëve.

Sai përket vaksinimit, Dr. Goran Kungullovski, pak më parë (6 korrik 2021)  ka shkruar:

Sot janë konfirmuar 6 raste (4 në shëndetësinë publike dhe 2 në Klinikën Zhan Mitrev) pozitive me llojin Delta të SARS-CoV-2.

Studime të shumta të bëra deri më tani tregojnë se ky tip i SARS-CoV-2 përhapet më shpejt sesa lloji alfa (të paktën 50%), ndërsa lloji alfa përhapej të paktën 50% më shpejt sesa lloji D614G i cili nga ana tjetër u përhap 20 -30% më shpejt nga lloji burimor i Vuhanit.

Ka shumë gjasa që lloji Delta të bëhet lloj dominant në botë, Evropë, madje edhe Maqedoni në këto disa muajt në vijim. E këto muaj do jenë të vështirë, sidomos për personat që nuk janë vaksinuar ose që nuk e kanë kaluar sëmundjen.

Për t’i bërë pak më të lehtë këto disa muaj, duhet të dimë se:

Vaksinat ende po e fitojnë betejën me llojet e reja. Një pjese të madhe të tyre u bie efikasiteti, por ende mjaftojnë për ta neutralizuar dhe luftuar pandeminë. Në këtë luftë vaksinimi është mjeti ynë më i fuqishëm.

Virusi evoluon duke u ndarë në nikoqirin e tij. Për ta ndaluar evoluimin dhe kalimin në forma të reja (për të cilat vaksinat aktuale mund të mos jenë në gjendje të na ndihmojnë), duhet të ndalojmë ndarjen – dhe për ta ndaluar ndarjen, duhet të ndalojmë kalimin e tij nga një nikoqir (njeri) tek tjetri. Për ta ndaluar, duhet të ngushtohet zinxhiri i transmetimit. Kjo bëhet me ndihmën e vaksinimit dhe respektimit të masave kufizuese (të gjithë jemi lodhur nga ato, por duhet të vazhdojmë).

Pasi të jetë vaksinuar një pjesë e madhe e popullsisë (shpresoj), por edhe shumë më herët, do duhet të përgatitet një strategji për vaksinim me një booster dozë (por aktualisht kjo gjë është dytësore).

Njerëzit duhet të vaksinohen, personat përgjegjës së pari duhet të sigurojnë numër të mjaftueshëm të vaksinave efikase dhe së dyti të përgatisin një strategji vaksinimi me booster doza.

Nga Klinika Mayo në SHBA, japin shpjegime të detajuara në lidhje me imunitetin kolektiv kundër Kovid-19.

Imuniteti kolektiv arrihet kur një numër i madh i njerëzve në një vend (shoqëri) bëhen imun ndaj një sëmundjeje, gjë që zvogëlon mundësinë e transmetimit të sëmundjes nga personi në person. Si rezultat i kësaj, e gjithë shoqëria mbetet e mbrojtur, e jo vetëm ata që janë imunë. Shpesh, një përqindje e popullsisë duhet të preket nga sëmundja në mënyrë që ajo të përhapet. Ky quhet raporti kufitar. Kur përqindja e popullsisë imune ndaj sëmundjes është më e madhe se e popullatës që nuk ka imunitet, atëherë sëmundja shuhet. Kjo njihet si kufiri i imunitetit kolektiv. Sa përqind e njerëzve duhet të jenë imunë që të arrihet imunitet kolektiv varet nga sëmundja. Sa më infektive të jetë sëmundja, aq më e madhe duhet të jetë përqindja e popullsisë imune ndaj sëmundjes që të mund të ndalohet përhapja e saj. Ekzistojnë dy mënyra kryesore për të arritur imunitet kolektiv ndaj Kovid-19, ose nëpërmjet infektimit ose nëpërmjet vaksinimit, shpjegojnë nga Klinika Mayo.

Ata shtojnë se imuniteti kolektiv që krijohet nëpërmjet vaksinimit, për dallim nga ai që krijohet nëpërmjet infektimit, e shmang sëmundjen, komplikimet shëndetësore, të cilat në të kundërtën do i kishte shkaktuar Kovidi. Vaksinat kontrollojnë me sukses një numër sëmundjesh si fruthi, poliomieliti, difteria, rubeola dhe shumë të tjera.

Sipas ekspertëve të Spitalit Mayo, imuniteti kolektiv mbron gjithashtu edhe ata që nuk mund të vaksinohen, siç janë foshnjat me sistem imunitar të kompromentuar.

Por arritje e një imuniteti kolektiv mund të jetë e vështirë, sepse disa njerëz nuk duan të vaksinohen për arsye fetare, frikë dhe skepticizëm në lidhje me përfitimet nga vaksina. Nëse përqindja e të vaksinuarve është nën atë që është e mjaftueshme për të arritur imunitet kolektiv, SËDMUNDJA INFEKTIVE DO TË VAZHDOJË TË SHPËRNDAHET, thuhet në sqarim.

Për shkak të të gjitha fakteve të lartpërmendura, pretendimin e përcjellë në postim, që të pavaksinuarit duhet të imunizohen që të mos i infektojnë të vaksinuarit, e cilësojmë si të pavërtetë, manipulim dhe spin. Kjo nuk është e saktë.

Thirrjet drejtuar personave të pavaksinuar për tu vaksinuar bëhen për arritjen e imunitetit kolektiv, i cili do ndalojë përhapjen e virusit nga një person tek tjetri. Nëse një pjesë e madhe e popullsisë do jetë imune ndaj sëmundjes, atëherë do ndalohet përhapja e saj, dhe kjo është arsyeja se pse bëhet thirrje që të vaksinohet numër sa më i madh i qytetarëve.

Disklejmer Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button