Thirrje për pjesëmarrje në gara për rregullim të shpejtë të kubit rubik – Cubing Returns Skopje 2021

Asociacioni i kubingut të Maqedonisë ka shpallur thirrje për pjesëmarrje në konkursinrregullimin e shpejtë të kubit të rubikut – Cubing Returns Skopje 2021, transmeton Portalb.mk.

Gara mbështetet nga Shoqata Botërore e kubimit – WCO, kurse do të mbahet më 21 dhe 22 gusht në zyrat e “Sopros” në sheshin e Shkupit.

Personat e interesuar që duan të marrin pjesë në konkurs duhet të regjistrohen përmes faqes së Shoqatës Botërore të Kubimit. Regjistrimi do të fillojë në mesditë më 31 korrik, kurse organizatorët thonë se pjesëmarrja është e kufizuar në 40 vende.

Më shumë informacione mund të gjenden në ngjarjen në Facebook Cubing Returns Skopje 2021 dhe në linkun për aplikim për pjesëmarrje në konkurs.

Shoqata e Kubimit të Maqedonisë javën e kaluar njoftoi se janë vendosur rekorde të reja kombëtare në rregullimin e një kubi rubik pa shikuargarën ballkanike Back to Belgrade 2021.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button