RMV, prej shtatorit do të rriten bursat për nxënësit

Prej shtatorit, bursat sociale për studentët do të rriten për 100%, gjegjësisht prej 3.000 denarëve në 6.050 denarë. Bursat për nxënësit, të cilat kanë lëvizur prej 2.000 deri në 2.900 denarë, tani do të rriten në 3.500 denarë. Për studentët e shkencave natyrore, bursat do të jenë 18.000 denarë për shkak se janë drejtim deficitar, deklaroi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska, pasi që Qeveria ka miratuar vendim për rritjen e bursave. Ajo ka informuar se pas 10 viteve tanimë do të ketë bursa edhe për studentët e regjistruar në studime magjistrature dhe doktorature nëpër fakultetet në vend, njofton Portalb.mk.

“Dhjetë muaj intensivisht punojnë nëpërmjet “Të rinj MASH” që të arrijmë politika të cilat do të jenë në interes të përmirësimit të standardit të nxënësve dhe studentëve. Në këtë mënyrë kontribuojnë në të rinjtë, a për secilin shtet investimi më i pagueshëm është ai në fëmijë dhe në të rinj, pasi që ata e krijojnë ardhmërinë e shtetit në të cilin të gjithë ne duhet të shpresojmë që të jetë më mirë”, deklaroi Carovska.

Pas një dekade sërish do të bursohen edhe studentët e regjistruar në ciklin e dytë dhe të tretë në shtet. Në periudhën e kaluar, këto bursa kanë qenë për studentët që studiojnë jashtë vendit, që sipas Carovskës, është bërë vazhdimisht “ikje e truve” të të rinjve tanë. Është siguruar që fakultetet të marrin 50 bursa për studime master prej 9.000 denarëve dhe 15 për studime doktorati prej 18.000 denarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button