Joveski konsideron se Ligji për Procedurë Penale ka dobësi dhe nevojiten zgjidhje të reja me qëllim që gjykimet të mos kthehen në fillim

Prokurori Ljubomir Joveski konsideron se rastet në kthim nga fillimi të më shumë lëndëve, siç ishte rasti me disa të PSP-së me shkarkimin e gjyqtarit Goran Bosevski dhe anëtarit të jurisë Mitko Sandev, është dobësi e Ligjit për Procedurë Penale dhe thotë se duhet të rishikohen zgjidhjet e tjera që të mos vijë deri në këtë pikë edhe në të ardhmen, transmeton Portalb.mk.

Propozimi i tij është që kur të vijë te ndonjë ndryshim në përbërjen e trupit gjykues, në vend se çështja të kthehet në fillim, t’i jepni anëtarit të ri kohë të shqyrtojë çështjet.

“Duhet të rivlerësohet nëse në raste të tilla procedura penale duhet të fillojë nga fillimi, duke pasur parasysh që provat janë paraqitur, për to ekzistojnë regjistra përkatës, tani më seancat incizohen, dhe a nuk mundet që anëtarit të ri të këshillit gjyqësor t’i lihet kohë shtesë për t’u njohur me provat e paraqitura deri më tani. Ose, t’i jepet mundësi e përshtatshme gjykatësit porotë të veprojë në atë lëndë deri në fund të çështjes, pavarësisht nga fakti se ka arritur një moshë të caktuar. Ekzistojnë disa zgjidhje, por është e qartë se kjo zgjidhje aktuale i bën proceset të shtrenjta dhe diku shtyrja shkon në dëm të të akuzuarve”, tha Joveski.

Prokurori thotë se ky kthim i disa prej çështjeve të PSP-së në mënyrë domethënëse do ta prolongojë kohën deri në dhënien e vendimit, por pret që Gjykata Themelore Penale në Shkup t’u japë përparësi këtyre rasteve.

Nga ana tjetër, gjykata sot doli me njoftim se në lëndët në të cilat në këshillin gjyqësore ishte Mitko Sandev, për të cilin Këshilli Gjyqësor konkludoi se duhet të dalë në pension, është emëruar gjykatës i ri porotë dhe seancat janë caktuar për ato çështje . Kështu, “Titaniku” për mashtrimet zgjedhore duhet të fillojë më 24 gusht, “Toplik” më 23 gusht, “Talir” për financimin e VMRO-DPMNE më 3 shtator, dhe “Tenderi” me ish-ministrin Elizabeta Kançeska-Milevska, e cila ishte para vendimit, më 6 shtator.

Përndryshe Maqedonia për sa i përket kohëzgjatjes së proceseve gjyqësore për korrupsion në lidhje me mesataren evropiane, është kategori e pamatshme. Nuk ekziston ndonjë vend si i yni, i cili është anëtar i Këshillit të Evropës, në të cilin gjykimet për krim të organizuar dhe shoqatë kriminale po kthehen nga fillimi në mënyrë masiv, ndërsa të cilat edhe ashtu kanë zgjatur mbi 4 vjet, edhe atë vetëm në Gjykatën Themelore.

Komisioni Evropian për efikasitetin e drejtësisë në raportin e tij të fundit ka llogaritur se kohëzgjatja mesatare dhe e arsyeshme e procedurave gjyqësore për çështje komplekse në vendet anëtare të Këshillit të Evropës në të gjitha gjykatat është 3 vjet e 10 muaj.

Tre vjet e 10 muaj është gjatësia e përgjithshme e procesit gjyqësor, deri në vendimin përfundimtar dhe këtu është përfshirë kohëzgjatja e procedurës në shkallën e parë, pastaj në gjykatat e apelit dhe në gjykatat supreme.

“Gjykimi prej tre instancave gjyqësore në kohëzgjatje prej 3 vjet e 10 muajsh konsiderohet i arsyeshëm”, qëndron në raport. Matja e gjatësisë së procedurave gjyqësore në vendet anëtare të Këshillit të Evropës bazohet në rastet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Rastet komplekse kriminale të mashtrimit dhe shoqërimit kriminal, sipas raportit, zgjasin gjithsej 8 vjet e pesë muaj. Por nga këto 8.5 vjet, deri në 4 vjet e 7 muaj përfshihen në procedurën e hetimit.

“Kohëzgjatja e hetimit justifikohet nga numri i madh i dëshmitarëve që do të dëgjohen dhe dokumenteve që do të shqyrtohen”, thuhet në hulumtim.

Në vendin tonë ndodh e kundërta, dhe Maqedonia është ndoshta i vetmi vend evropian në të cilin proceset gjyqësore për shoqatë kriminale, krim të organizuar dhe korrupsion të lartë, zgjasin shumë më shumë sesa hetimet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button