Kuçuk: Vitin e ardhshëm do të organizojmë gara për histori me nxënës nga Bullgaria dhe Maqedonia

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut, Ilhan Kuçuk, i cili është edhe kryetar i ri i liberalëve evropianë, mori çmim për kontributin e tij në konkursin filozofik-historik “Maqedonia dhe Bullgaria – afërsi dhe largësi”, njofton Portalb.mk.

Kuçuk është mbështetës i rregullt i nismave të tilla dhe kjo pllakë është një tjetër mirënjohje e kontributit të tij në marrëdhëniet ndërkombëtare të vendit.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që shembujt dhe praktikat e mira të marrin mbështetjen e nevojshme nga publiku. Kjo është arsyeja pse unë do të vazhdoj të mbështes iniciativa të tilla, të cilat do të forcojnë marrëdhëniet tona të mira fqinjësore në të ardhmen”, tha ai gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve.

Pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve, eurodeputeti Kuçuk dhe drejtori i SU “Vela Blagoeva” Angel Jançev mbajtën takim në të cilin ranë dakord që nga viti i ardhshëm në konkurs, përveç nxënësve nga Bullgaria, të marrin pjesë edhe nxënës nga Maqedonia e Veriut.

Të dy konsiderojnë se vendi i Maqedonisë së Veriut është në Bashkimin Evropian dhe iniciativa të tilla të përbashkëta janë një hap drejt marrëdhënieve më të mira në të ardhmen midis vendeve. Kampionët do të fitojnë shans të marrin pjesë në Kampionatin Evropian në Bruksel. Qëllimi i garës është të zhvillojë kohezion dhe marrëdhënie të fqinjësisë së mirë në të ardhmen.

Këtë vit në konkursin e organizuar nga SU “Vela Blagoeva” në partneritet me Universitetin në Veliko Tërnovo “Shën Kirili dhe Metodi ”dhe nën kujdesin e Kuçukut, morën pjesë një numër rekord pjesëmarrësish nga i gjithë vendi. Fituesit e konkursit do të marrin çmim dhe do të kenë mundësinë të vizitojnë Parlamentin Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button