Së shpejti në RMV do të ketë ligj për verifikimin e pronës së funksionarëve

Me mbështetje të Këshillit të Evropës në fazë përgatitore propozim-ligji për prejardhjen e pronës, i cili deri në fund të gushtit, në draft-version do të prezantohet para opinionit, diçka që po bëhet për herë të parë pas 30 vjetëve. Kështu deklaroi zëvendëskryeministri për Luftë Kundër Krimit dhe Korrupsionit, gjatë promovimit të Strategjisë Nacionale për Përforcimin e Kapaciteteve për Hetime Financiare dhe Konfiskim të Pronës 2021-2023, njofton Portalb.mk.

“Me këso zgjidhje ligjore për herë të parë do të bëhet kontroll i kapitalit, me çka hapet rruga për konfiskimin e pronës ilegale dhe parandalohet pasurimi i paligjshëm në shpinë të qytetarëve. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për ish funksionarë të tanishëm, bartës të funksioneve ose qytetarë. Nuk ka përjashtime, mbrojtje për askënd, pa dallim se kujt i përket dhe në çfarë beson. Koha e mosndëshkueshmërisë, shmangies së drejtësisë, manipulimit të ligjeve, ngadalë, por sigurt po bëhet e kaluar në Maqedoninë e Veriut. Krimi është nuk është i pagueshëm dhe kjo është porosia që e dërgojmë sot”, tha Nikollovski.

Në lidhje me strategjinë nacionale deklaroi se qëllimi kryesor i saj është që të kontribuojë në përforcimin e kapaciteteve të të gjitha institucioneve nacionale dhe koordinimin e tyre dhe bashkëpunimin në udhëheqjen e hetimeve financiare, ndjekjen e rrjedhës së parave dhe zbulimin e pronës së përfituar në mënyrë ilegale.

“Strategjia parashikon nxitje të proaktivitetit të institucioneve të kyçura në hetimet financiare që mundëson hetim financiar paralelisht me hetim kriminalistik. Në këtë mënyrë eliminohen rreziqet nga mbulimi, shitja dhe nxjerrja te pronës jashtë shtetit. Aktivitetet do të kontribuojnë në tejkalimin e problemeve në kornizën ligjore dhe institucionale në lidhje me zbatimin e hetimeve financiare”, deklaroi zv/kryeministri, duke theksuar se për ndjekjen e zbatimit të strategjisë dhe planit aksional është formuar komision nacional.

Nikollovski shtoi se konfiskimi i pronës ekziston në legjislacionin tonë, por analizat e deritanishme tregojnë se kjo masë gjatë hetimeve kriminalistike nuk tregohet mjaftueshëm efektive, që është theksuar në shumë raporte ndërkombëtare.

“Si arsye theksohen shumë faktorë, mungesa e lidhjes elektronike të prokurorive mes veti, por edhe me institucionet përkatëse, mungesa e resurseve njerëzore, mungesa e koordinimit mes institucioneve, vlerësimi i pronës që përkohësisht merret dhe shumë dobësi që janë detektuar në periudhën e kaluar, tha Nikollovski

Ndryshe, verifikimi i pasurisë së funksionarëve është premtim i kësaj qeverie.

Në gusht të vitit të kaluar, kryetarja e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska tha se Antikorrupsioni do të kërkojë nga deputetët që të miratohet ligj për prejardhjen e pronës. Sipas saj vetëm atëherë do të ketë një fotografi të thellë për atë se ku është prona dhe kush disponon me pronën.

Kërkesë për konfiskimin dhe evidentimin e pronës së zyrtarëve të korruptuar, ka bërë edhe Komisioni Evropian në raportin e 6 tetorit të vitit të kaluar. Në të thuhet se në vitin 2019, konfiskimi i pasurive kriminale ka qenë i kufizuar në 21 persona. Sipas raportit, konfiskimi i pasurive kriminale duhet të bëhet një përparësi strategjike në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe korrupsionit të nivelit të lartë në vend. Mjetet e vendit për ngrirjen, menaxhimin dhe konfiskimin e pasurive kriminale sipas BE-së nuk janë mjaft efektive, prandaj nevojitet një fokus i vërtetë për të ardhurat kriminale të personave publik.

Lexo tekste në lidhje me çështjen në fjalë: 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button