Vetëm në Maqedoni ndodh që gjykimi të zgjasë më shumë se hetimi – gjykatësit i kanë ‘vrarë’ të gjitha aktakuzat e shpejta dhe të suksesshme për korrupsion

Maqedonia për sa i përket kohëzgjatjes së proceseve gjyqësore për korrupsion në lidhje me mesataren evropiane, është kategori e pamatshme. Nuk ekziston ndonjë vend si i yni, i cili është anëtar i Këshillit të Evropës, në të cilin gjykimet për krim të organizuar dhe shoqatë kriminale po kthehen nga fillimi në mënyrë masiv, ndërsa të cilat edhe ashtu kanë zgjatur mbi 4 vjet, edhe atë vetëm në Gjykatën Themelore, transmeton Portalb.mk.

Komisioni Evropian për efikasitetin e drejtësisë në raportin e tij të fundit ka llogaritur se kohëzgjatja mesatare dhe e arsyeshme e procedurave gjyqësore për çështje komplekse në vendet anëtare të Këshillit të Evropës në të gjitha gjykatat është 3 vjet e 10 muaj.

Tre vjet e 10 muaj është gjatësia e përgjithshme e procesit gjyqësor, deri në vendimin përfundimtar dhe këtu është përfshirë kohëzgjatja e procedurës në shkallën e parë, pastaj në gjykatat e apelit dhe në gjykatat supreme.

“Gjykimi prej tre instancave gjyqësore në kohëzgjatje prej 3 vjet e 10 muajsh konsiderohet i arsyeshëm”, qëndron në raport. Matja e gjatësisë së procedurave gjyqësore në vendet anëtare të Këshillit të Evropës bazohet në rastet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Rastet komplekse kriminale të mashtrimit dhe shoqërimit kriminal, sipas raportit, zgjasin gjithsej 8 vjet e pesë muaj. Por nga këto 8.5 vjet, deri në 4 vjet e 7 muaj përfshihen në procedurën e hetimit.

“Kohëzgjatja e hetimit justifikohet nga numri i madh i dëshmitarëve që do të dëgjohen dhe dokumenteve që do të shqyrtohen”, thuhet në hulumtim.

Në vendin tonë ndodh e kundërta, dhe Maqedonia është ndoshta i vetmi vend evropian në të cilin proceset gjyqësore për shoqatë kriminale, krim të organizuar dhe korrupsion të lartë, zgjasin shumë më shumë sesa hetimet.

Se kjo nuk është praktikë vetëm në raste të profilit të lartë dëshmohet nga shembulli i gjykimit për aksidentin e rëndë të trafikut në Llaskarcë, me viktima të shumta. Prokurori përfundoi hetimin për rreth tre muaj, ndërsa gjyqi zgjati gati 3 vjet.

Gjyqësori në vendin tonë i ka ‘vrarë’ të gjitha hetimet e suksesshme dhe të shpejta me interes të lartë publik.

Përveç rastit “Tenderi” kundër ish-ministres Elizabeta Kançeska-Milevska, i cili është planifikuar të fillojë përsëri më 6 shtator, për rastet e tjera të korrupsionit që javën e kaluar u kthyen në mënyrë masive nga fillimi, ende nuk ka termin për rinisjen e tyre.

Arsyeja është pensionimi i një gjykatësi porotë. Për shkak të pensionimit të anëtarit të jurisë i cili është anëtar i trupit gjykues në repartin e krimit të organizuar të Gjykatës Penale në Shkup, të gjitha gjykimet e ish-Kryeministrit të arratisur Nikolla Gruevski u kthyen në fillim.

Fillimisht gjyqësori do të pushojë, ndërsa pastaj do të caktohen seancat, pasi siç u përgjigjën, askush prej tyre nuk është në paraburgim, që të nxitohet me caktimin e seancave dëgjimore menjëherë.

Duke marrë parasysh se u zvarritën edhe pas 4 vitesh, kurse disa prej tyre tashmë janë kthyer një herë, madje edhe dy herë nga fillim, pjesës më të madhe të të akuzuarve nga veprat penale u ishin vjetëruar.

Rastet kyçe për të cilat vendi monitorohet nga BE-ja dhe SHBA-ja kthehen nga fillimi. Për shkak të pensionimit të një gjykatësi porotë nga e para kthehen rasti më i madh dhe i parë i Prokurorisë Publike “Titanik” me 21 të akuzuar, “Talir” për financimin e VMRO-DPMNE-së me pastrimin e parave të marra në mënyrë të paligjshme dhe “Tenderi”.

Sado që të arsyetohen gjykatësit, Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria se ligji është i tillë dhe se gjykatës porotë nuk mund të marrë pjesë në këshillin penal pasi të ketë mbushur moshën 60 vjeç, pensionimi i gjykatësve porotë tregon se sa të ngadalta janë procedurat gjyqësore kur në bankën e të akuzuarve qëdrojnë njerëz të pasur dhe të fuqishëm dhe ish-funksionarë. Po të mos e kishte zvarritur gjyqtari Osman Shabani fillimin e gjykimit për Talir për një vit të tërë, deri tani i njëjti do të kishte përfunduar, me të njëjtin anëtar të jurisë.

Edhe gjykatësi Ognen Stavrev e shpejtoi rastin “TNT”, ku akuzohen Gruevski, Mile Janakieski dhe Toni Trajkovski, kur dëgjoi nga të akuzuarit se një anëtar i jurisë kishte mbushur 60 vjeç, por ishte tepër vonë. Gjykimi për shkak të ndryshimit të gjykatësit porotë u kthye nga fillimi dhe akoma vazhdon.

Rasti “Trajektorja” për autostradat kineze, i cili filloi në dhjetor të vitit 2017 dhe është vetëm me tre të akuzuar, pasi Nikolla Gruevski u arratis, nuk ka ‘haberë’ të përfundojë. Në ndërkohë, Gruevskit iu vjetëru vepra. Ky rast u mor nga gjyqtari Goran Bosevski, për të cilin Këshilli Gjyqësor shumë vonëu vetëdijësua dhe e shkarkoi këtë muaj, kur gjykimit i erdhi fundi. Për këtë arsye edhe “Trajektorja” kthehet në fillim, ndërsa edhe të gjitha çështjet në këshillat gjykues në të cilat ishte anëtar ky gjykatës për krimin e organizuar.

“Total” kundër të akuzuarit Dragan Pavloviq – Latas nga  fillimi u kthye 7 herë dhe akoma është aty.

Ndoshta deri tani do të kishte qenë vendim të formës së prerë për Ejup Alimin dhe Ismet Gurin, funksionarë të lartë të BDI-së, nëse prokurori i lartë Dilaver Bekteshi nuk do ta kishte mbajtur çështjen me muaj dhe ta kthente atë në Gjykatën e Apelit të Shkupit.

Për këtë rast, Gjykata e Apelit nuk ka marrë akoma vendim dhe e mban aty derisa çështja të kalojë në vjetërsim

Të Premten, do të ketë vendim në rastin “Tortura” kundër ish-drejtorit të DSK-së Sasho Mijalkov, pasi prokurori i tha gjyqtares se nuk do t’i shpjegonte asgjë më asaj, pasi e kishte shpjeguar dhe argumentuar në procedurën dëshmuese dhe në fjalët përmbyllëse.

Para një muaji, pak para se gjyqtarja Aleksandra Risteska të shpallte verdiktin për torturën gjatë arrestimit të Ljube Boshkoskit, tha se nuk e kuptonte se çfarë krimesh ishin kryer individualisht nga ish-drejtori i akuzuar i DSK-së Sasho Mijalkov dhe gjashtë “alfat” e policisë të udhëhequr nga Ivica Ançevski – Puki. E ktheu gjykimin nga fillimi.

Pas më shumë se tre vjet procedimesh, rastin ajo e ktheu për herë të dytë, pasi njëherë e filloi nga fillimi pasi gjykatësi porotë gjeti punë tjetër, kurse porotë rezervë, siç bëri gjyqtarja Dobrilla Kacarska në çështje të profilit të lartë ose të akuzuat, Risteska nuk kishte siguruar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button