RMV, drejtori i statistikave konsideron se zgjedhjet dhe regjistrimi nuk do të mbulohen nëse votimi bëhet më 24 tetor

Sipas drejtorit të Entit shtetëror të statistikave, Apostol Simovski, mbulimi i datave për mbajtjen e zgjedhjeve lokale dhe regjistrimit të planifikuar mund të shmanget, nëse 24 tetori caktohet si datë për zgjedhjen e kryetarëve dhe këshilltarëve në komuna dhe Qytetin e Shkupit, transmeton Portalb.mk.

“Regjistrimi fillon më 5 shtator dhe do të zgjasë 26 ditë, që do të thotë se do të përfundojë më 30 shtator. Nuk do të ketë fare mbulim të zgjedhjeve me regjistrimin e popullsisë, sepse sipas Kodit Zgjedhor, fushata zgjat 20 ditë, para ditës së zgjedhjeve. Regjistrimi i popullsisë nuk duhet të shtyhet, sepse po e shtyjmë tre herë. 20 vjet nuk kemi pasur regjistrim të popullsisë në vendin tonë”, thotë në një deklaratë për Lokallno, drejtori i Entit shtetëror të statistikave Apostol Simovski.

Në publik tashmë po përmenden tre data të mundshme për zgjedhjet lokale, 17, 24 dhe 31 tetor. Kryeministri Zoran Zaev dje tha se do të kërkojë pëlqimin e partive të tjera për të mbajtur zgjedhjet lokale në 31 tetor, ndërsa VMRO-DPMNE këmbëngul në respektimin e Kushtetutës dhe mbajtjen e zgjedhjeve në mes të tetorit, e në vend të kësaj regjistrimi të shtyhet për në nëntor. Qëndrim të njëjtë ka edhe partia opozitare Aleanca për Shqiptarët.

Regjistrimi i fundit në Maqedoninë e Veriut është realizuar në vitin 2002. Dhjetë vjet më vonë apo në vitin 2011, ai nuk u mbajt për shkak të përplasjeve mes partive politike shqiptare dhe maqedonase, mbi mënyrën e realizimit, përkatësisht për përfshirjen ose jo të qytetarëve që janë jetojnë përkohësisht jashtë vendin, e që shumica prej tyre janë shqiptarë. Ishin shpenzuar dy milionë euro, ndërsa pati edhe një procedurë parahetimore kundër dy drejtuesve të koalicionit të atëhershëm qeveritar, Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit për ndërprerjen e regjistrimit, por kjo procedurë ka përfunduar pa epilog gjyqësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button