Boçvarski nuk e tregon “planin B” nëse Kushtetuesja do ta rrëzojë Ligjin për autostradat

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, thotë se nuk do të donte të paragjykonte se çfarë do të ndodhë nëse Ligji për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10 “bie” në Gjykatën Kushtetuese, edhe pse paraprakisht tha se Qeveria ka zhvilluar variante në lidhje me fillimi dhe ndërtimin e korridoreve, transmeton Portalb.mk.

“Do të doja të theksoja se ne jemi shtet demokratik, shoqëri demokratike, ku çdo institucion duhet të kujdeset për procedurat, sa i përket Kushtetutës dhe ligjeve. Kuvendi miraton ligje. Një formë korrigjuesi i Kuvendit  është Gjykata Kushtetuese, prandaj thashë që të gjithë kanë të drejtë të marrin vendime në përputhje me atë që Kushtetuta dhe ligjet i kanë caktuar si të drejtë dhe detyrim të çdo institucioni. Qeveria ka përgjegjësitë e saj, Kuvendi është mbi Qeverinë. Ai ka sjellë ligj, e delegon Qeverinë që të vazhdojë procedurë të caktuar, por, natyrisht, ne jemi një shtet demokratik dhe të gjithë mund të veprojnë ashtu siç konsideron dhe nuk do të doja të paragjykoja nëse diçka ndodhte”, tha Boçvarski në emisioni “Zheshko politiko” në TV Kanal 5.

Ministri theksoi se Qeveria do të formojë një grup pune me ekspertë ndërkombëtarë dhe kompani konsulente, të cilat do të duhet të fillojnë procedurë për negociata për ndërtimin e autostradave. Ai përsëriti se i jepet hapësirë ​​të njëjtës kompani të kryej dhe ndërtojë me qëllim që, siç tha ai, të mos ketë përplasje midis kontraktorit dhe projektuesit, gjë që do të shkaktonte përsëri dëm për qytetarët. Boçvarski konsideron se ekspertë, inxhinierë, mbikëqyrës, organe mbikëqyrëse, me nënshkrim dhe vulë do ta garantojnë ndërtimin.

Komisioni Antikorrupsion njoftoi se të hënën Ligji do të vendoset para Gjykatës Kushtetuese, pasi kaloi shprehimisht filtrin parlamentar dhe mori dritë jeshile nga shefi i shtetit.

Ligji special është rezultat i Memorandumit për bashkëpunim të nënshkruar më parë midis Qeverisë dhe konsorciumit amerikano-turk “Bechtel dhe Enka”, ku erdhën edhe përfaqësuesit e ambasadës.

Dy ditë në parë ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski në pyetjen se a ekziston plan “B” pas paralajmërimit të Komisionit për Antikorrupsion se do ta kontestojë Ligjin për ndërtimin e autostradave para Gjykatës Kushtetuese, ai tha se si Qeveri kanë përpunuar variante në lidhje me fillimin dhe ndërtimin e korridoreve 8 dhe 19, pasi prioriteti i tyre është që të kenë rrugë moderne dhe të sigurta. ‘Sipas cilit princip dhe në çfarë mënyrë do të ndërtohen është punë e Kuvendit, Qeverisë dhe të gjithë institucioneve të tjera, si dhe i Ndërmarrjes Publike të Rrugë Shtetëror, e cila është kompetente për ndërtimin dhe rekonstruimin e rrugëve në shtet dhe ka më shumë kapacitete dhe resurse në këtë pjesë’, deklaroi Boçvarski. 

“Nuk do të doja të hyja në detaje dhe nuk kam të drejtë të hyj në lidhje me punën e Kuvendit dhe të Gjykatës Kushtetuese për shkak se të gjithë kanë kompetenca në domenin në të cilin punojnë dhe funksionojnë. Nuk do të doja t’i komentoja të gjithë këto paralajmërime. Çdo institucionin ka obligimet, përgjegjësitë dhe kompetencat e veta të punojë në shtet dhe nuk do t’i komentoja obligimet dhe kompetencat e tyre, sepse Kuvendi është mbi Qeverinë dhe e zgjedh Qeveria”, tha Boçvarski.

Si shtet, tha ai, ne jemi shoqëri me sistem demokratik dhe Kuvendi i ka kompetencat e tija.

“Grupet parlamentare kanë dorëzuar ligj i cili ishte miratuar, ndërsa korrektori i Kuvendit gjithsesi mund të jetë Gjykata Kushtetuese, kur do të kishte iniciativë të vendosë nëse një ligj i caktuar i cili është miratuar i përmban elementet për të cilat është i kontestuar apo jo. Çdokush që vlerëson se duhet të ngrit ndonjë iniciativë mund ta bëjë atë sepse, ky është shtet demokratik”, precizoi Boçvarski.

Javën e kaluar, Parlamenti miratoi Ligjin për Përcaktimin e Interesit Publik dhe Emërimin e Partnerit Strategjik për Zbatimin e Projektit për Ndërtimin e Korridorit 8 të Infrastrukturës (seksioni: Tetovë – Gostivar – Bukojcani dhe projektin për autostradën Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë) dhe Korridorin 10 D (pjesa e autostradës Prilep – Manastir) në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me procedurë përmbledhëse.

Ligji, i propozuar nga Jovan Mitrevski, Arbër Ademi, Kastriot Rexhepi dhe Surija Rashidi, duhet të mundësojë zbatimin e Memorandumit të nënshkruar nga Qeveria me kompaninë “Bechtel dhe Enka” si një investitor strategjik për ndërtimin e autostradave Tetovë – Gostivar, Strugë – Qafë Thanë. Si dhe Prilep – Manastir. Ai parashikon ndërtimin për herë të parë përmes një modeli të ri pa shpallur një tender, i cili qeveria siguron se do të japë rezultatet më të shpejta dhe më optimale në ndërtimin e rrjetit rrugor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button