Minimum 5 vite burg për falsifikatorët e zgjedhjeve, Prokuroria e ka fjalën për Çairin

Prokuroria e Shkupit në bazë të një ankese të marrë, ka kërkuar nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor raport për parregullsitë të cilat u vërtetuan gjatë votimit në Komunën e Çairit.

Prokuroria tani duhet të vendosë se a do të hap lëndë hetimi për rastin, transmeton Nova.
Në bazë të Kodit penal, për falsifikim në zgjedhje parashikohet minimum 5 vite burg nëse dëshmohet fajësia e personave të përfshirë në mashtrim.

Dje Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi ta shkarkojë Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në Çair si dhe 13 komisionet zgjedhore, pasi nga ana e tyre ishte konstatuar një rezultat ndryshe zgjedhor nga ai i shënuar në procesverbal. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button