Një viktimë dhe 15 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar të martën 15 raste të infektimit me koronavirus pas testimit të 2,144 mostrave, raporton REL.

Përgjatë 24 orëve të fundit, është regjistruar një viktimë.

IKSHPK-ja ka njoftuar se më 16 korrik janë shëruar 11 pacientë nga sëmundja COVID-19, ndërsa raste aktive janë 107.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,921 pacientë me këtë virus.

Prej tyre 2,265 kanë vdekur.

Në Kosovë tashmë ka nisur programi i vaksinimit masiv kundër koronavirusit.

Në këtë vend ka vaksina të prodhuesve Pfizer/BioNTech dhe AstraZeenca.

Në 24 orët e fundit ndonjërën nga këto vaksina kanë marrë 12,927 persona.

Numri i personave të vaksinuar me të dyja dozat e vaksinave ka shkuar në 93,551, ndërsa shifra totale e vaksinave të dhëna është 324,107.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button