Filipçe paralajmëroi restriksione të mundshme prej në vjeshtë: Nuk mund të pësojmë të gjithë nëse dikush nuk vaksinohet

Rreth 500 fëmijë të moshës prej 12 – 17 vjeç janë vaksinuar deri më tani kundër Covid – 19, ndërsa janë paraqitur 1,800, tha sot ministri i Shëndetësisë, Venko Fiipçe. Imunizimi i kësaj grup moshe filloi dje në shtëpitë e shëndetit në vend, edhe atë vetëm me vaksinën e “Pfizër”, transmeton Portalb.mk.

Pas hapjes së degës së rinovuar të Klinikës së Traumatologjisë, Filipçe sërish u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen, që nëse vijnë në kontakt me virusin, të mos vijë deri te hospitalizimi apo pasoja vdekjeprurëse.

“Nuk mund të gjithë të pësojmë, nëse dikush nuk vaksinohet. Më pak se 500 mijë qytetarë janë vaksinuar, ndërsa jemi larg numrit të imunitetit kolektiv, për çka nevojiten 80 përqind të popullsisë”, tha Filipçe.

Ai javën e kaluar paralajmëroi se, planifikohet të vendosen restriksione, si për shembull, të kërkohet certifikat për vaksinë të pranuar për hyrje në kinema apo vende të tjera publike.

Ai shtoi se, javën e kaluar janë detektuar pesë raste të reja të llojit delta të Covid – 19, 3 raste në Shkup dhe nga një rast në Kumanovë dhe Tetovë. Ai tha se në vend ka edhe lloje të tjera dhe për këtë shpëtimi i vetëm është vaksina.

“Qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm se ajo është mënyra me të cilën ne mund t’i vendosim fund. Nëse përballemi me vale të re, mendojmë për masa të reja, nga shtatori apo tetori. Nuk mund të jetojmë të mbyllur”, tha Filipçe.

Momentalisht bëhen analiza sa të punësuar janë vaksinuar në sektorët kyç, si për shembull mbi 85 përqind në shëndetësi janë vaksinuar, mbi 54 në çerdhe dhe gjithashtu po aq nga të punësuarit nëpër shkolla.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button