Gjendja me Covid – 19 në RMV: Një pacient ka ndërruar jetë, 21 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 3,219 testimet e bëra, kanë rezultuar 21 raste të reja me korona virus, 1 pacientë ka ndërruar jetë ndërsa janë shëruar 14 të tjerë, njofton Portalb.mk.

Me këtë, numri i personave të diagnostifikuar me Covid – 19 që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 155.951, numri i pacientëve të shëruar 150.237, të vdekurve 5.488, ndërsa momentaisht ka 226 raste aktive.

Rastet e reja:

Shkup – 8
Tetovë – 4
Kumanovë – 3
Gostivar – 3
Kavadar – 1
Koçan – 1
Kërçovë – 1

Pacientët e shëruar:

Tetovë – 8
Shkup – 5
Gostivar – 1

Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 935,732 testime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button