Të premten fillojnë Lojërat Olimpike të Tokios
Lojërat Olimpike Verore, të 32-tat me radhë, do të mbahen nga data 23 korrik deri më 8 gusht në kryeqytetin e Japonisë, Tokio, raporton Anadolu Agency (AA).
Organizimi me më së shumti pjesëmarrës sportistë në histori ishin Lojërat e vitit 2016 në Rio.
Në Lojërat Olimpike në Rio de Janeiro të Brazilit morën pjesë gjithsej 11.238 sportistë. Me këtë, Rio tejkaloi edhe Lojërat Olimpike të Pekinit në vitin 2008. Në lojërat të cilat u zhvilluan në kryeqytetin e Kinës, Pekin morën pjesë 10.942 sportistë.
Ndërkaq, Olimpiada e parë e vitit 1896 e organizuar në Athinë, u regjistrua si organizimi me pjesëmarrje më të ulët ku morën pjesë 241 sportistë ndërsa nuk mori pjesë asnjë sportiste femër.
Femrat për herë të parë në terren në vitin 1900
Femrat të cilat nuk morën pjesë në lojërat e para olimpike, për herë të parë dolën në terren në vitin 1900 në Paris.
Në lojërat e organizuara në kryeqytetin e Francës, morën pjesë 22 femra.
Më së shumti femra garuan në Rio
Olimpiada e Rios ishte organizimi ku morën pjesë më së shumti sportiste femra.
Në lojërat në Brazil morën pjesë 6.178 meshkuj dhe 5.060 femra.
Lojërat Olimpike dhe sportistët pjesëmarrës janë si në vijim:
Olimpiadat Femra Meshkuj Gjithsej
1896 Athinë 0 241 241
1900 Paris 22 975 997
1904 St. Louis 6 645 651
1906 Athinë 7 877 884
1908 Londër 37 1.971 2.008
1912 Stockholm 48 2.359 2.407
1920 Anvers 65 2.561 2.626
1924 Paris 135 2.954 3.089
1928 Amsterdam 277 2.606 2.883
1932 Los Angeles 126 1.206 1.332
1936 Berlin 331 3.632 3.963
1948 Londër 390 3.714 4.104
1952 Helsinki 519 4.436 4.955
1956 Melbourne 376 2.938 3.314
1960 Romë 611 4.727 5.338
1964 Tokio 678 4.473 5.151
1968 Meksiko 781 4.735 5.516
1972 Mynih 1.059 6.075 7.134
1976 Montreal 1.260 4.824 6.084
1980 Moskë 1.115 4.064 5.179
1984 Los Angeles 1.566 5.263 6.829
1988 Seul 2.194 6.197 8.391
1992 Barcelona 2.704 6.652 9.356
1996 Atlanta 3.512 6.806 10.318
2000 Sidney 4.069 6.582 10.651
2004 Athinë 4.329 6.296 10.625
2008 Pekin 4.637 6.305 10.942
2012 Londër 4.847 5.973 10.820
2016 Rio 5.060 6.178 11.238
GJITHSEJ 40.761 116.265 157.026