Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe NATO denoncojnë agresionin kibernetik Kinez

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian, NATO dhe fuqi të tjera botërore akuzuan qeverinë kineze për një seri të gjerë veprimtarish keqdashëse kibernetike, duke fajësuar Ministrinë e Sigurimit të Shtetit Kinez dhe kriminelët e lidhur me të, për një sulm të sofistikuar ndaj serverit më të përdorur të emailit të Majkrosoftit, shkruan MSN, transmeton Portalb.mk.

Është hera e parë që aleanca e NATO-s denoncon Pekingun për veprimtari malicioze kibernetike. Kjo vjen si vazhdimësi e zotimit që bëri administrata e Bajden në qershor të këtij viti, se do të mobilizohet kundër sjelljes malicioze të Kinës. Numri i shteteve që dënojnë agresionin kibernietik të Kinës është më i madhi deri më tani. Por, deklarata e shkurt e përbashkët nuk kishte detaje se çfarë masash dhe si do të dënohet Kina për këtë veprimtari. Kjo tregoi qartë sfidat që sjell përballja direkte me ekonominë e dytë më të madhe në botë, sidomos kur shumë anëtarë të Aleancës kanë lidhje të thella dhe të shumta biznesi me Kinën. Prandaj, disa ekspertë theksojnë se nuk duhet pritur që Kina ta ndryshoje sjelljen vetëm si rrjedhim i deklaratave dhe denoncimeve, pa aksione konkrete ndëshkimi.

Megjithatë, kjo është hera e parë dhe ndoshta faza e parë e një aktiviteti të koordinuar mes më shumë shteteve në lidhje me veprimtarinë kibernetike të Kinës. Krijimi i një bashkëpunimi mes shteteve, senzibilizimi i te gjithëve për pasojat e veprimtarive malicioze kibernetike, mbase janë hapi i parë drejtë një aksioni konkret në të ardhmen.

Sipas The Washington Post, një zyrtar deklaron që Uashingtoni dhe aleatët e tij do të prezantojnë dhe shpërfaqin “50 taktika, teknika dhe procedura të aktorëve kibernetikë të sponsorizuar nga shteti kinez të cilat përdoren për të sulmuar rrjetet e SHBA dhe të aleatëve, së bashku me këshilla teknike për t’i zbutur dhe përballuar këta kërcënime kibernetike.

Gjithashtu, Bashkimi Evropian në deklaratën e të hënës denoncoi “aktivitetet e dëmshme kibernetike” që vijnë nga Kina dhe, duke thënë se veprimet e tilla janë “në kundërshtim me normat e sjelljes së përgjegjshme të një shteti”. Një zyrtar i NATO-s tha se do të vijoje një deklaratë e plotë nga aleanca mbi politikat kibernetike të Kinës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button