Dezinformatë është se është bërë varrim i një të vdekuri nga Kovid-19 me arkivol të zbrazët në Uganda

Një postim në Facebook pretendon se është bërë funeral i rrejshëm për njerëzit që vdiqën nga Kovid-19. Postimi citon një rast në Uganda. Kontrolli ynë tregoi se kjo është dezinformatë, shkruan Vertetmates.

Ankthi dhe zemërimi i popullsisë ndaj autoriteteve, çfarë po ndodh me “viktimat e koronës” …. një arkivol bosh me një ceremoni me skafander ???, thuhet në postim.

Postimi shpërndan një tekst në lidhje me një rast në Uganda ku banorët e fshatit Kaseze thuhet se zbuluan një akt tronditës të varrosjes së një viktime të koronavirusit, pasi me forcë hapën arkivolin dhe e gjetën atë bosh, gjegjësisht nuk ka pasur trup brenda. Bëhet fjalë për një rast nga 14 qershori. Njoftimi ngre gjithashtu pyetjen “çfarë ndodh me viktimat e koronës“, ndërsa në një pyetje të tillë në komentet më poshtë thuret histori në lidhje me shitjen e organeve njerëzore.

“Vërtetmatësi” kërkoi për këtë rast në internet dhe zbuluam se ishte çështje dezinformimi, dmth kishte varrim të të ndjerit nga Kovid-19, dhe arkivoli nuk ishte bosh, gjithashtu nuk u kryen “ceremoni me skafander” , siç pretendohet në postimin që po analizojmë.

Ekziston edhe një video në lidhje me këtë rast që është shpërndarë shumë në rrjetet sociale dhe e cila është abuzuar, në mënyrë që të përhapë lajme të rreme se pandemia kovid është e rreme.

Videoja, e incizuar në varreza gjatë ceremonisë, tregon punëtorë të veshur me pajisje mbrojtëse personale, duke mbajtur arkivol të bardhë, ndërsa turma e mbledhur i ndërpret ata dhe i sjell në dialekt lokal. Rreth sekondës së 40 në video, një burrë i veshur me një bluzë blu të errët i afrohet varrit dhe shpejt i bashkohen edhe të tjerët.

Turma në rritje e ndalon lëshimin e arkivolit kërkon që ai të hapet. Dikush ngjitet dhe heq kapakun, por cilësia e dobët e imazhit të videos e bën të vështirë të shihet qartë se çfarë ka në arkivol.

Edhe pse pamjet janë të paqarta, në minutën 1:50 në video shihet se maja e kokës së trupit të vdekur.

Para se të hapet arkivoli dhe të hiqen çarçafët që mbulojnë trupin, njerëzit në mes të turmës mund të dëgjohen duke bërtitur në Lukonzo, një dialekt lokal: “Ata duhet ta tregojnë këtë, le të ta tregojnë! Le të të tregojnë babanë tënd, po, le të tregojnë babanë tënd!“, përcjellë Shërbimi për kontroll të fakteve i Agjencisë “France Press” (AFP).

Pasi hapet arkivoli dhe ekspozohet fytyre e personit të vdekur para turmës, mund të dëgjohen njerëzit duke thënë: “Oh, ai është ai, ai është i duhuri, ka vdekur nga korona”.

Mediumet në Ugandana raportuan se varrimi akaotik u zhvillua në fshatin Buniswa në Ugandën perëndimore. Shërbimi për kontroll të fakteve të AFP foli me vajzën e të ndjerit, e cila konfirmoi se familja e saj e kishte varrosur me të vërtetë.

“Ajo që pretendohet, se arkivoli i zbrazët u varros nga qeveria, nuk është e vërtetë. “Si familje, ne varrosëm trupin e tij dhe bisedimet për arkivol të zbrazët duhet të injorohen dhe kjo çështje duhet të qetësohet“, deklaroi për AFP, Imakulate Masika.

Nga e gjithë kjo mund të konkludohet se lajmi për funerali të rremë të një njeriu i cili vdiq nga Kovid-19, gjegjësisht, varrim me arkivol të zbrazët, është i rrejshëm. Pandemia Kovid-19 është e vërtetë, nuk është shpikur dhe ka marrë mbi 3 milion jetë deri më tani. Lajme të tilla dhe të ngjashme janë pjesë e teorive të njohura të konspiracionit, të cilat janë shpërndarë në rrjetet sociale që nga fillimi i pandemisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button