Toyota u tërhoq nga reklamimi në Lojërat Olimpike të Tokios

Kompania japoneze për prodhim të makinave, Toyota, ka thënë se nuk do të transmetojë reklama me tematikë të Lojërave Olimpike Verore në televizion, çka rëndon edhe më shumë situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Vendimi i një prej sponsorëve kryesorë të këtyre Lojërave më 19 korrik, vjen katër ditë para nisjes së Lojërave Olimpike, dhe në kohën kur po rriten shqetësimet për përhapje të koronavirusit në mesin e lojtarëve.

Disa sportistë kanë vendosur të mos marrin pjesë këtë vit në këtë ceremoni, për shkak të pandemisë, të tjerë është dashur të largohen nga gara për shkak të infektimit, pasi kanë arritur në Japoni, shkruan REL.

Lojërat Olimpike të Tokios do të mbahen një vit më vonë sesa ishte planifikuar, ndonëse Tokio është në gjendje të jashtëzakonshme.

“Ekzistojnë një mori çështjesh me këto Lojëra, të cilat janë vështirë të kuptueshme”, ka thënë shefi për komunikime në Toyota, Jun Nagata.

Toyota ka nënshkruar kontratë si sponsore olimpike më 2015, e cila në periudhë tetëvjeçare besohet se ka vlerën e 1 miliard dollarëve.

Në konkurencën botërore të makinave, Toyota ka pretenduar se ka qenë kompania e parë e makinave që i është bashkuar programit të marketingut në Lojërat Olimpike.

Më herët gjatë 19 korrik, një gjimnaste amerikane ka rezultuar pozitive në koronavirus, në një kamp olimpik të trajnimit në Japoni, derisa volejbollisti çek, Ondrej Perusic, i cili ka qenë duke qëndruar në fshatin olimpik, është infektuar po ashtu.

Këto lajme kanë ardhur pasi tenistja amerikane, Coco Gauff, ka thënë se nuk do të garojë pasi ka dalë gjithashtu pozitive në koronavirus.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button