fbpx

SHBA dhuroi 21 automjete ushtarake për Forcat e Armatosura të Bosnjë e Hercegovinës

SHBA-ja dhuroi 21 automjete ushtarake për Forcat e Armatosura të Bosnjë e Hercegovinës të cilat u dorëzuan me një ceremoni të mbajtur në kryeqytetin Sarajevë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ceremoninë e mbajtur në kazermën “Rajlovac” në Sarajevë u deklarua se SHBA-ja dhuroi një automjet me lëvizje të lartë për shumë qëllime në Bosnjë e Hercegovinë.

Ministri i Mbrojtjes së BeH-së, Sifet Podzhiq tha se ndihmat në fjalë do të ndihmojnë vendin të bashkohet me NATO-n. “Një nga përgjegjësitë tona ishte të rinovojmë forcat tona të armatosura. SHBA-ja ka dhuruar 79 automjete ushtarake deri më sot”, tha Podzhiq.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të BeH-së, gjeneral lejtnant, Senad Mashoviq tha se automjetet mund të përdoren në shumë fusha të ndryshme. “Marrëdhëniet midis forcave të armatosura të të dy vendeve dhe ushtrive po zhvillohen gradualisht. Deri në fund të vitit do të na dorëzohen 4 helikopterë ushtarakë”, tha Mashoviq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button