Kosovë, 3 raste të reja me COVID-19

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit asnjë person i infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) nuk ka vdekur, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus të mbetet në 2.264, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 3 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 107.906.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratoret private janë testuar gjithsej 1.091 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa nga fillimi deri më tani janë testuar 703.080 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 2 pacientë të rinj. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 105.538 ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 104.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button