LGBT Junajted kërkon tërheqjen e teksteve nga libri i Edukimit Qytetar

Me iniciativë të anëtarëve të LGBT Junajted, kohë më parë nisi analizimi i të gjitha librave shkollore për shkollim të mesëm në gjuhën shqipe në Republikën e Maqedonisë dhe për të parë se si është prezantuar orientimi seksual dhe identiteti gjinorë tek nxënësit. 

“Të gjithë kemi ngelur të habitur kur kemi parë për herë te parë librin e Edukimit Qytetar që përdoret nga nxënësit e viteve të katërta të shkollave të mesme profesionale. Te pjesa e Devijimeve Shoqërore është futur edhe homoseksualizmi  dhe  është kategorizuar si prishje e moralit, vlerave dhe rregullave fetare dhe devijim me shkeljen e normave juridike. Më tutje për të shtuar se sanksionet për sjelljet e këtilla janë relativisht të buta, do të donim të pyesnim autorin a duhet vrarë homoseksualët? Përqeshje, qortime, vërejtje por mund të sjellin deri te largimi i individëve të cilët sillen në mënyre devijonte” thonë nga kjo organizatë duke theksuar se do të ngrenë një iniciativë për tërheqjen e këtij teksti nga librat shkollore deri tek Byroja për Zhvillimin e Arsimin dhe do të lajmërojë të gjitha institucionet dhe organizatat relevante.

Librat maqedonase nuk janë përfshirë në këtë analizë sepse janë analizuar nga organizata të tjera. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button