Prej sot fillon vaksinimi i fëmijëve në RMV, mbi 1.800 fëmijë të paraqitur

Sipas paralajmërimeve paraprake të Ministrisë së Shëndetësisë, në Maqedoninë e Veriut sot duhet të fillojë vaksinimi i fëmijëve prej 12 deri në 17-vjeç, njofton Portalb.mk.

Sipas të dhënave nga autoritetet shëndetësore, për vaksinim janë paraqitur 1.800 fëmijëve. Ata do të vaksinohen me “Pfizer” pasi që për momentin ajo është vaksina e vetme që është e lejuar të përdoret edhe për fëmijët e kësaj moshe.

Paralelisht vazhdon edhe imunizimi i popullatës së rritur.

Deri në fund të premtes, në vend janë vaksinuar gjithsej 453.773 qytetarë, prej të cilëve 272.129 kanë pranuar dozë të dytë.

Dje Ministria e Shëndetësisë ka apeluar te popullata që sa më shumë të vaksinohen që të imunizohen pasi që ajo është mënyra e vetme që të shmangim valë të re të shpërndarjes së variantit delta të virusit korona.

Procesi i vaksinimit në terren, po zhvillohet në tërë shtetin, me rotacione të ekipeve mjekësore në çdo fshat, vend rural, lagje. Interesi për vaksinimin pa termin është i madh. Me dozën e parë dhe termin të caktuar të gjithë qytetarët mund të vaksinohen në pikat dhe shtëpitë e shëndetit në shtet. Ueb-faqja vakcinacija.mk është e hapur për të gjithë prindërit që duan t’i vaksinojnë fëmijët e tyre prej 12 deri në 17-vjeç.

Komisioni për Sëmundje Infektive, pas shqyrtimit të gjendjes momentale epidemiologjike në mbledhjen e sotme, vendosi të mos ketë vendosje të masave shtesë restriktive si mbrojtje nga korona virusi në Maqedoninë e Veriut

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button