Më shumë se dyfish është rritur importi i automjeteve të përdorura në gjysmën e parë të këtij viti (Infografik)

Importi i automjeteve të përdorura prej jashtë vendit në Maqedoninë e Veriut, jo vetëm që nuk zvogëlohet, por në gjysmën e parë të këtij viti është rritur për më shumë se dyfish. Sipas të dhënave të Drejtorisë Doganore të RMV-së, importuesit e veturave të përdorura kanë arritur që të sjellin 20.505 automjete në periudhën prej janar-qershor 2021, derisa trefish më pak janë importuar automjete të reja, gjegjësisht të papërdorura – 3.410, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Ashtu sikur edhe deri më tani, interes më të madh ka për automjetet e përdorura të cilat sillen prej jashtë vendit, gjatë së cilës në gjashtë muajt e parë në vend kanë hyrë gjithsej 18.996 automjete të vjetra, gjegjësisht krahasuar me vitin e kaluar, për mbi 10.000 më shumë. Ekspanzioni i importit të automjeteve të vjetra prej jashtë vendit nuk është i rastësishëm, duke e pasur parasysh faktin se ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, në janar premtoi se në Maqedoni do të ndalohet importi i automjeteve nën standardin EURO 5.

Edhe pas shtatë muaj pasi e ka dhënë premtimin, Ministria e Ekonomisë përpara disa ditëve për Meta.mk, tha se ende po punojnë në analizën, e cila do të duhet që t’i japë të dhënat për ndryshim të Rregulloreve për rritjen e standardeve për import të automjeteve nga jashtë vendi, gjegjësisht të shfuqizohet importi i automjeteve në vend nën standardin EURO 4. Dhe derisa po përgatiten ndryshimet nga organet shtetërore, në terren me të madhe po sillen automjete të vjetra, të cilat kanë të kaluara qindra mijëra kilometra jashtë vendit, të cilat, më së shpeshti janë në dizel dhe janë ndotës më të mëdhenj.

Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, janë importuar 1.401 kamionë të vjetër, por edhe 498 automjete transportuese të reja. Njëkohësisht të dhënat nga Drejtoria Doganore tregojnë se janë importuar edhe 10 autobusë dhe minibusë të rinj dhe 108 automjete të përdorura për transport të udhëtarëve.

Rikujtojmë se rritja e shpejtë e importit të automjeteve të përdorura prej jashtë vendit ndikon në rritjen e numrit të automjeteve të regjistruara në vend. Mu nga transporti, vitet e kaluara është regjistruar rritja e emetimeve të gazrave serë në atmosferë, të cilat janë shkaktarë të ndryshimeve klimatike. Kemi shkruar se prej vitit 1990, transporti ka pasur pjesëmarrje prej 8.2% në emetimet e gazrave serë në atmosferë nga sektori i energjetikës, derisa në vitin 2016-të pjesëmarrja e saj është rritur për 28.1% nga grimcat e përgjithshme.

Duke e pasur parasysh faktin se nga vendet e huaja më së shpeshti importohen automjete dizel, të cilat gjithnjë e më shumë hiqen nga përdorimi në vendet e zhvilluara të BE-së, transporti ka pjesëmarrje të rëndësishme edhe në ndotjen e ajrit me grimca të dëmshme në shtet, të cilat kontribuojnë për reagime të mëdha në opinion, veçmas në muajt e dimrit.

Përskaj asaj që Qeveria dëshiron ta ndalojë importin e automjeteve të vjetra nën standardin EURO 5, pushteti ekzekutiv duhej që të vendos taksë ekologjike për derivatet e naftës, me të cilën duhej të rritet deri në 3.5 denarë për litër. Për llogari të kësaj, shteti ofron subvencione për vendosje të gazit në automjete, por edhe lirimin nga tatimi i automjeteve motorike të automjeteve elektronike dhe lirim deri në 50% të tatimit të automjeteve hibride.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button