fbpx

Boçvarski: Kemi plan “B” nëse kontestohet Ligji për ndërtimin e autostradave

Si Qeveri kuptohet se kemi përpunuar variante në lidhje me fillimin dhe ndërtimin e korridoreve 8 dhe 19, sepse prioriteti ynë është që të kemi rrugë moderne dhe të sigurta. Sipas cilit princip dhe në çfarë mënyrë do të ndërtohen është punë e Kuvendit, Qeverisë dhe të gjithë institucioneve të tjera, si dhe i Ndërmarrjes Publike të Rrugë Shtetëror, e cila është kompetente për ndërtimin dhe rekonstruimin e rrugëve në shtet dhe ka më shumë kapacitete dhe resurse në këtë pjesë. Këtë e deklaroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski në pyetjen e ekziston plan “B” pas paralajmërimit të Komisionit për Antikorrupsion se do ta kontestojë Ligjin për ndërtimin e autostradave para Gjykatës Kushtetuese, transmeton Portalb.mk.

“Nuk do të doja të hyja në detaje dhe nuk kam të drejtë të hyj në lidhje me punën e Kuvendit dhe të Gjykatës Kushtetuese për shkak se të gjithë kanë kompetenca në domenin në të cilin punojnë dhe funksionojnë. Nuk do të doja t’i komentoja të gjithë këto paralajmërime. Çdo institucionin ka obligimet, përgjegjësitë dhe kompetencat e veta të punojë në shtet dhe nuk do t’i komentoja obligimet dhe kompetencat e tyre, sepse Kuvendi është mbi Qeverinë dhe e zgjedh Qeveria”, tha Boçvarski.

Si shtet, tha ai, ne jemi shoqëri me sistem demokratik dhe Kuvendi i ka kompetencat e tija.

“Grupet parlamentare kanë dorëzuar ligj i cili ishte miratuar, ndërsa korrektori i Kuvendit gjithsesi mund të jetë Gjykata Kushtetuese, kur do të kishte iniciativë të vendosë nëse një ligj i caktuar i cili është miratuar i përmban elementet për të cilat është i kontestuar apo jo. Çdokush që vlerëson se duhet të ngrit ndonjë iniciativë mund ta bëjë atë sepse, ky është shtet demokratik”, precizoi Boçvarski.

Javën e kaluar, Parlamenti miratoi Ligjin për Përcaktimin e Interesit Publik dhe Emërimin e Partnerit Strategjik për Zbatimin e Projektit për Ndërtimin e Korridorit 8 të Infrastrukturës (seksioni: Tetovë – Gostivar – Bukojcani dhe projektin për autostradën Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë) dhe Korridorin 10 D (pjesa e autostradës Prilep – Manastir) në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me procedurë përmbledhëse.

Ligji, i propozuar nga Jovan Mitrevski, Arbër Ademi, Kastriot Rexhepi dhe Surija Rashidi, duhet të mundësojë zbatimin e Memorandumit të nënshkruar nga Qeveria me kompaninë “Bechtel dhe Enka” si një investitor strategjik për ndërtimin e autostradave Tetovë – Gostivar, Strugë – Qafë Thanë. Si dhe Prilep – Manastir. Ai parashikon ndërtimin për herë të parë përmes një modeli të ri pa shpallur një tender, i cili qeveria siguron se do të japë rezultatet më të shpejta dhe më optimale në ndërtimin e rrjetit rrugor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button