Vaksina kundër Kovid-19 nuk përmban gjak fëmijësh

Pretendimi në postimin ku thuhet se shpikësit e vaksinave e kanë pranuar se një pjesë përbërëse e vaksinave është gjaku i fëmijëve është i pasaktë. Pa hyrë në aspektet fetare të postimit ose në ndjenjat fetare, informacioni faktik mjekësor nga shkenca mohon ekzistencën e gjakut ose produkteve të gjakut në vaksina, qoftë nga të rriturit apo fëmijët. Ne gjithashtu i vlerësojmë si të pavërteta pretendimet se vaksinimi është i detyrueshëm, shkruan Vërtetëmatës.

Рo recenzojmë një postim në Facebook në të cilin pasaktësisht thuhet se vaksinimi është i detyrueshëm. Konteksti kohor në të cilin është postuar statusi, pra data e publikimit të tij – 30 qershor 2021, aludon në vaksinën kundër Kovid-19 aktuale në periudhën kohore të lartëpërmendur.

Postimi fillon me fjalët:

Për vaksinimin e detyrueshëm

Vaksinimi nuk është i detyrueshëm. Çdo qytetar vendos vetë nëse dëshiron apo nuk dëshiron të vaksinohet, me çka shpreh interes për vaksinim duke plotësuar një formular.

Në faqen zyrtare të Ministrisë së shëndetësisë është theksuar qartë  se vaksinimi është vullnetar.

Nëse qytetari për çfarë do arsye vendos të mos vaksinohet, atëherë për dalje jashtë vendit dhe për hyrje në disa shtete të caktuara (sipas politikës dhe strategjisë kombëtare të secilit vend në veçanti) ai duhet të  ketë dëshmi që ka një PCR test negativ. Ministria e Shëndetësisë gjithashtu lëshon edhe një çertifikatë që dëshmon se një person e ka kaluar Kovidin. Mekanizmat për udhëtim për ata që për ndonjë arsye nuk duan të vaksinohen janë të shumta.

Në postimin që po recenzojmë më tej thuhet:

Nëse të ngrënit e gjakut të kafshëve e largon njeriun nga Zoti, atëherë gjaku i fëmijëve të vegjël e largon aq më shumë njeriun nga Zoti, e që është përbërës i vaksinave (gjë që pranohet edhe nga shpikësit e tyre). A nuk duhet të na shqetësojë e gjithë kjo?! Ne duhet të përgjigjemi: „Jo, faleminderit Cezar! Ne nuk do të të bindemi! Ne, nëse Zoti e lejon, preferojmë të vdesim, por nuk do të pranojmë të na vrisni edhe shpirtin dhe trupin tonë! “

A përmbajnë vërtet vaksinat kundër Kovid-19 gjak të fëmijëve të vegjël dhe a e kanë pranuar këtë gjë shpikësit e tyre? Natyrisht që jo.

Informacion për përbërjen e plotë dhe të gjithë përbërësit e vaksinave të administruara në Maqedoni mund të gjendet në këtë link  në faqen zyrtare për vaksinimin.

Spitali i fëmijëve në Filadelfia, SHBA, i publikon përgjigjet e pyetjeve të bëra më shpesh në këtë link.

Vaksina kundër Kovid 19, pa dallim nëse është një vaksinë mARN apo një vaksinë adenovirus, nuk përmban ndonjë produkt gjaku, përfshirë këtu qelizat e kuqe të gjakut, qelizat e bardha të gjakut ose trombocitetthuhet më tej.

Në videon e shkurtër në vazhdim, Dr. Paul Ofit flet për përbërësit e vaksinave. Aty nuk përmenden produktet e gjakut ose gjaku i fëmijëve, siç pretendohet në mënyrë të gabuar në këtë postim.

Dy spitalet, të cilat veprojnë nën brendin e përbashkët Nebraska Medicine” me seli në Omaha, Nebraska, SHBA, raportojnë se vaksinat nuk përmbajnë qeliza nga fetuset e abortuara:

Asnjë vaksinë kundër Kovid-19 nuk ka përdorur qeliza fetale nga abortet. Ne e kuptojmë që kjo temë është shumë e ndjeshme në bashkësitë fetare. Ne duam që të gjithë të marrin një vendim të informuar. Ne i inkurajojmë të gjithë që kanë shqetësim për atë nëse qelizat fetale janë përdorur në zhvillimin e vaksinave, për bëjnë një vlerësim të rreziqeve dhe përfitimeve nga vaksinave bashkë me mjekun e tyre.

Qelizat fetale të klonuara (JO INDE FETALE) përdoren ndonjëherë në zhvillimin ose prodhimin e vaksinave. Vaksina Pfizer nuk është bërë duke përdorur qeliza njerëzore, por ato janë përdorur për ta testuar vaksinën. Këto qeliza  nuk janë nga fetusët e abortuar së fundmi, por nga qelizat e nxjerra nga qelizat fetale nga fetuse 4 ose 5 dekada të vjetër. Këto lloj qelizash janë qeliza që kultivohen në  laborator. Qelizat individuale nga vitet 1970 ose 1980 që nga ajo kohë janë shumëzuar në shumë qeliza të reja, duke krijuar linja qelizore fetale. Këto linja qelizore fetale janë mijëra breza larg qelizave origjinale të fetusit dhe ato nuk përmbajnë aspak ind fetal.

Por, këto qeliza nuk bëjnë pjesë në përbërjen  e vaksinës! Produktet e gjakut nuk janë aspak pjesë e përbërjes, as pjesë e testimeve, e as edhe e prodhimit të tyre.

Është e pavërtetë ajo që është thënë në postim, se shpikësit e vaksinave e kanë pranuar se një pjesë përbërëse e vaksinave është gjaku i fëmijëve. Pa hyrë në aspektet fetare të postimit ose në ndjenjat fetare, informacioni faktik mjekësor nga shkenca mohon ekzistencën e gjakut ose produkteve të gjakut në vaksina, qoftë nga të rriturit apo fëmijët.

Ne gjithashtu i vlerësojmë si të pavërteta pretendimet se vaksinimi është i detyrueshëm.

Disklejmer Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button