Agjencia Evropiane e Barnave: Kundër variantit delta nevojiten dy doza vaksine

Dy doza të vaksinës janë të nevojshme për të mbrojtur kundër variantit delta të koronavirusit, thuhet nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), shkruan Panacea.mk.

Rregullatori Evropian gjithashtu u bëri thirrje vendeve anëtare të BE të shpejtojnë programet e vaksinimit, pasi varianti shumë infektues i deltës përhapet me shpejtësi në të gjithë botën.

“Sipas të dhënave paraprake, për mbrojtje adekuate kundër variantit delta është e nveojshme të vaksinoheni me dy doza kundër COVID-19”, thuhet në deklaratën e EMA.

“Respektimi i orarit të rekomanduar të vaksinimit është thelbësor për arritjen e nivelit më të lartë të mbrojtjes,” shtoi EMA, e cila rekomandon përdorimin e dy dozave të vaksinave Pfizer, AstraZeneka dhe Moderna.

“Varianti Delta i koronavirusit, i zbuluar në Indi, do të mbulojë 90 përqind të rasteve të COVID-19 deri në fund të Gushtit,” tha në një deklaratë Qendra Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC).

Sipas të dhënave të qendrës, në dhjetë vende të Bashkimit Evropian, afër 30 përqind ose më shumë e njerëzve mbi moshën 80 vjeç nuk kanë marrë ende vaksinën e rekomanduar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button