fbpx

Merkel vizitoi zonat e shkatërruara nga përmbytjet në Gjermani

Kancelarja gjermane Angela Merkel sot vizitoi zonat e shkatërruara nga përmbytjet në Gjermaninë perëndimore dhe jugperëndimore, duke shprehur tronditjen dhe trishtimin e saj të thellë për shkatërrimin që shkaktoi katastrofa, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur para gazetarëve në qytetin jugperëndimor Schuld, Merkel, dukshëm e emocionuar, tha: “Unë erdha këtu sot për të bërë të qartë se ne nga qeveria federale kemi një imazh reale të situatës surrealiste dhe fantazmë. Është e frikshme, unë pothuajse dua të thosha se gjuha gjermane vështirë se ka ndonjë fjalë për shkatërrimin që është bërë”.

“Ne e shohim forcën me të cilën natyra mund të veprojë. Megjithatë, njerëzit janë plot shpresë, plot vullnet”, shtoi Merkel, e cila u zotua të sigurojë ndihmë të shpejtë financiare për njerëzit e prekur nga përmbytja katastrofike.

Misionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë në zonat e goditura nga përmbytja, pasi të paktën 157 njerëz kanë humbur jetën deri më tani dhe qindra ende llogariten si të zhdukur, thanë autoritetet sot.

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës më të këqija të Gjermanisë në më shumë se 200 vjet të shkaktuara nga reshjet e mëdha të shiut, shkaktuan shkatërrim të gjerë në qytete dhe fshatra të ndryshme në rajonet perëndimore në kufi me Belgjikën dhe Francën.

Të shtunën, shirat e mëdha goditën shtetin lindor të Saksonisë dhe rajonin e Bavarisë së Epërme, duke detyruar evakuimin e qindra banorëve. Të paktën një person humbi jetën në zonën e përmbytur, njoftoi media lokale.

Rrjeti televiziv publik gjerman ARD gjithashtu ka filluar një fushatë donacioni për të mbledhur para për viktimat e përmbytjeve historike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button