RMV, janë rivaksinuar mbi 272 mijë njerëz, nesër fillon imunizimi i fëmijëve të paraqitur

Nga dita e nesërme do të fillojë vaksinimi me “Pfzier” i fëmijëve nga 12 deri 17 vjet që prindërit i kanë paraqitur në ueb-faqen vakcinacija.mk.

Sipas MSH-së, rreth 1.800 fëmijë janë paraqitur dhe vetëm ato vaksinohen me termin, kurse të tjerë tani nuk duhet për shkak se po vijon vaksinimi në terren, transmeton Portalb.mk.

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, deri tani janë vaksinuar 453.773 qytetarë, ndërsa prej tyre 272.129 janë rivaksinuar.

“Dje janë vaksinuar gjithsej 10.817 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 6.076 qytetarë. 58% e popullsisë mbi moshën 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. 55% e popullsisë mbi moshën 65 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. 51% e popullsisë mbi moshën 60 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. 41% e popullsisë mbi moshën 50 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine”, thonë nga MSH.

Ministria u apelon qytetarëve që të përfshihen më masivisht në vaksinimin, që të tejkalohet epidemia me virusin. Prej aty informojnë se ueb faqja vakcinacija.mk është e hapur për caktimin e termineve për vaksinim të fëmijëve.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button