RMV, MASH: Lajmet e rrejshme po përhapen për arsimin seksual, qytetarët t’i ndjekin njoftimet zyrtare nga Ministria dhe BZHA

Ministria e Arsimit dhe Shkencës përmes një kumtese përgënjeshtron çfarëdo lidhshmërie të fotografive dhe përmbajtjeve të cilat këtyre ditëve po qarkullojnë në rrjetet sociale, me arsimin gjithëpërfshirës seksual, njofton Portalb.

“Lajmet e rrejshme dhe montazhet nëpër rrjetet sociale po intensifikohen me qëllim të frikësimit dhe të gënjyerit të qytetarët. Qytetarët të jenë të qetë, arsimi avancohet dhe reformohet. Të gjithë informatat të cilat këtyre ditëve po përhapen në lidhje me arsimin seksual, si kjo, janë plotësisht të rrejshme dhe apelojmë që qytetarët të mos u nënshtrohen”, qëndron në kumtesën nga MASH-i.

Siç disa herë njoftoi Byroja për Zhvillim të Arsimit, arsimi seksual aspak nuk po vendoset.

“Nga viti i ardhshëm planifikohet vetëm si pilot projekt në katër paralele të klasave të nënta në katër shkolla fillore. Kurrfarë përmbajtje, as programe nuk parashikohen në përmbajtjet e reja dhe librat e rinj për klasën e parë dhe të katërt siç po tentojnë grupe të caktuara në rrjetet sociale ta mashtrojnë opinionin. Prindërit të jetë të qetë, gjithçka punojmë maksimalisht në mënyrë transparente dhe në interesin më zë mirë të fëmijëve. Apelojmë që të ndiqen kanalet zyrtare të MASH-it dhe BZHA-së me qëllim që nxënësit, mësimdhënësiz dhe prindërit të mbrohen nga çfarëdo lloj manipulimesh të cilat, për fat të keq, gjithnjë e më shpesh do t’i shohim”, thuhet në kumtesën nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Ministria e Arsimit për arsimin seksual, Foto: MASH

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button