Haxhilerët muslimanë mbërrijnë në Mekë në Haxhin e dytë të kufizuar për shkak të pandemisë

Haxhilerët muslimanë filluan të mbërrjnë në qytetin e shenjtë të Mekës sot për të kryer Haxhin, një nga pesë shtyllat e Islamit, raportuan mediat saudite, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të përditshmes në gjuhën angleze Arab News, Arabia Saudite ka lejuar 60.000 banorë të vaksinuar plotësisht të marrin pjesë në Haxhin e këtij viti.

Autoritetet saudite caktuan mbi 500 punëtorë për t’u shërbyer haxhilerëve ndërsa ata kryejnë tavafin fillestar, tha e përditshmja.

Haxhi i këtij viti, me pjesëmarrësit e zgjedhur përmes një lotarie, është më i madh se versioni i reduktuar i realizuar në vitin 2020 mes pandemisë COVID-19, por dukshëm më i vogël krahasuar me kohët normale, thuhet më tej.

Vitin e kaluar, autoritetet saudite e kufizuan Haxhin në 10.000 besimtarë për shkak të pandemisë.

Në vitin 2019, rreth 2,4 milionë haxhilerë kryen Haxhin, sipas vlerësimeve zyrtare.

Haxhi, në vendin më të shenjtë të Islamit, Qabe, në qytetin e Mekës, është një nga pesë shtyllat e Islamit. Nga muslimanët kërkohet që ta kryejnë të paktën një herë në jetën e tyre nëse kanë mundësi për ta bërë këtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button